Akuzat për takimin me Bin Ladenin, Berisha: Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 16:24 05-08-2015 Akuzat për takimin me Bin Ladenin, Berisha: Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur trillime banale dhe të përsëritura, pretendimet për vizitën e Osama bin Ladenit në Shqipëri dhe takimin e tij me Berishën, një lajm që u përhap gjerësisht në disa media ditën e sotme.

"Sot  mediat pa lajme përhapin trillimin bajat por dhe qesharak, se Osma bin Laden ka vizituar Shqipërinë me një delegacion zyrtar të nivelit të lartë të mbretërisë të Arabis Saudite në vitin 1995!

Ky lajm është një trillim banal dhe i paskrupullt i përhapur shumë vitë më parë nga mediat greke, serbe dhe media të tjera pa asnjë bazë. Në delegacionin zyrtar të nivelt të lartë të Arabisë Saudite që ka vizituar vendin tonë në vitin 1995, apo rast tjetër, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri”, shkruan Berisha.

Më tej Berisha thotë se: “Ky pretendim është tejet qesharak edhe për faktin botërisht të njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si një armike për t'u përmbysur për shkak të politikës dhe lidhjeve të ngushta të saj me SHBA.”

Ish-kryeministri Berisha shprehet se Shqipëria në vitet 1992-1997 ka dhënë një kontribut të madh në luftën kundër terrorizmit në rajon dhe më gjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj takon ambasadorin e Kuvajtit, ndihmë për projektet e infrastukturës
Çifti kryeministror me pushime jashtë vendit, po ashtu edhe çifti Meta-Kryemadhi »
Article Logic
Execution time: 0.026134967803955
array(1) { ["section"]=> string(96) "akuzat-per-takimin-me-bin-ladenin-berisha-osama-bin-laden-nuk-ka-shkelur-kurre-ne-shqiperi-17816" }