Akuzat për tezat e provimit, reagon Gjici: Rivali përbalt fushatën time

Publikuar tek: politike, më 14:23 11-06-2015 Akuzat për tezat e provimit, reagon Gjici: Rivali përbalt fushatën time

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane në Kamëz, Safet Gjici, i është përgjigjur akuzave të rivalit të djathtë, Xhelal Mziu, se ka futur në provimet e maturantëve teza të zgjidhura.

“Më akuzuan për futje të tezave të zgjidhura në provim. Akuzat e kandidatit që do shkojë në burg janë të pavërteta, akuzat tërësisht të pavërteta, e vërtetojnë maturantët, ne e konsiderojmë shkollën si të shenjtë. Çdo presion i implikuar do të marrë përgjigjen që meriton. Rivali përbalt me akuza elektorale fushatën time. Nuk është koha kur PD-ja i përdorte shkollat për mitingje. Nuk do tolerohet makinacioni për tjetërsimin e votave. Qytetarët do i japin përgjigjëen e duhur në zgjedhjet e 21 qershorit” ka thënë Safet Gjici.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Noka: Çfarë ka bërë Flamuri në Kukës? Çova laboratorë informatike po i kanë vjedhur këta
Kërcënimi i kandidatit të Pogradecit, Meta: Të hetohet pretendimi »