Akuzat për vrasje të Doshit/ Rama thërret Tahirin në Kryeministri

Publikuar tek: politike, më 15:42 02-03-2015 Akuzat për vrasje të Doshit/ Rama thërret Tahirin në Kryeministri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur pak çaste më parë në selinë e kryeministrisë, për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama.

Siç mëson Newsbomb.al, Tahiri ka qenë më parë në Kryesinë e Kuvendit, por nuk dihet ende nëse atje ka zhvilluar takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Situata në PS është rënduar pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar dhe akuzave se Meta ka urdhëruar vrasjen e tij. Doshi ka deklaruar për mediat se ministri Tahiri ishte takuar gjithashtu me personin e urdhëruar për vrasjen e tij.

Duket se kjo situatë ka detyruar Ramën që të thërrasë në takim urgjent Tahirin, siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Newsbomb.al zbardh debatet e plota në PS, Doshi-Ramës: Je bukëshkalë. Rama: E ka personale. Kërcënon Blushi: Dil në PS dhe bëj zgjedhje
Rama mbërrin në selinë e PS-së, grupi socialist diskuton sot deklaratat e Doshit »
Article Logic
Execution time: 0.15298104286194
array(1) { ["section"]=> string(69) "akuzat-per-vrasje-te-doshit-rama-therret-tahirin-ne-kryeministri-4789" }