Akuzat se Erdogan mbështet terroristët dhe si u përpoq Rama të mbajë sekret takimin urgjent në Jordani

Publikuar tek: politike, më 21:09 25-03-2016 Akuzat se Erdogan mbështet terroristët dhe si u përpoq Rama të mbajë sekret takimin urgjent në Jordani Rama dhe Adullah II

“Middle East Eye” ka publikuar sot një artikull ku jep detaje lidhur me takimin e Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe disa senatorëve amerikanë gjatë vizitës që ai ka zhvilluar në kongresin e SHBA-së. Sipas “MEE”, në diskutimet me senatorët amerikanë, Abdullah II ka akuzuar presidentin e Turqisë, Erdogan se po mbështet dërgimin e terroristëve në Europë si dhe po përpiqet të radikalizojë  rajonin e Ballkanit.

Mbreti jordanez është shprehur, gjithnjë sipas portalit në gjuhën angleze, se për këto mund të pyesnin zyrtarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Një fakt interesant është se takimi i mbretit Abdullah II në SHBA është zhvilluar në datat 11-13 të muajt janar të këtij viti, ndërsa dy muaj më vonë, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga kanë zhvilluar një takim urgjent në Jordani.

Zyra e shtypit e Presidentes së Kosovës në njoftimin e datës 14 mars, shkruante se Jahjaga ishte takuar në Aqaba me mbretin Abdullah II më datë 12 mars, ndërsa disa orë më vonë erdhi edhe reagimi i Ramës, por ndryshe nga Jahjaga, kryeministri i Shqipërisë pretendonte se ishte takuar me zyrtarin e lartë jordanez, më datë 13 mars.

Pas njoftimit të shkurtër të Ramës, Newsbomb.al verifikoi se takimi i kryeministrit me mbretin Abdullah II ishte zhvilluar saktësisht më datë 12 mars, në të njejtën ditë me Jahjagën dhe presidenten e Kroacisë.

Si në njoftimin e Jahjagës dhe në ato pak rreshta të Ramës në “Facebook”, pretendohej për një takim të nivelit të lartë, ku të pranishëm ishin zyrtarë të NATO-s dhe BE-së, por kjo nuk ishte e vërtetë.

Më datë 14 mars, Newsbomb raportonte: “Në njoftimin e Jahjagës ka një pasaktësi, pasi takimi nuk është zhvilluar si pjesë e ndonjë forumi të nivelit të lartë. Mbreti Abdullah II në muajn prill të 2015 dhe janar të 2016 ka zhvilluar në qytetin Aqaba, takime të ngjashme bilaterale me liderë nga vende të ndryshme të botës, lidhur me situatën të krijuar në Lindjen e Mesme dhe Siri. Ndaj, edhe këto takime quhen ndryshe si “takimet e Aqabas”. Sa i përket përfaqësueve të BE-së dhe SHBA-së për të cilët Rama flet, në mediat jordaneze nuk flitet për diçka të tillë, të paktën për takimet e zhvilluara nga Mbreti më 12 mars.”

Pra është e qartë se Tirana dhe Prishtina u munduan të mbajnë sekret temën e diskutimeve me Jordaninë, duke sajuar forume dhe pjesëmarrje të personave që realisht nuk ishin atje të pranishëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blendi Klosi në SHBA, takohet me zyrtarët amerikanë
Zëdhënësja e PD-së merr diplomën, pedagogu ka disa fjalë motivuese për të »
Article Logic
Execution time: 0.021292924880981
array(1) { ["section"]=> string(108) "akuzat-se-erdogan-mbeshtet-terroristet-dhe-si-u-perpoq-rama-te-mbaje-sekret-takimin-urgjent-ne-jordani-36022" }