Akuzohej për vjedhje, VDES në komisariat 27-vjeçari, familjarët AKUZA policisë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 17-05-2018 Akuzohej për vjedhje, VDES në komisariat 27-vjeçari, familjarët AKUZA policisë (EMRI) Komisariati Korce

Një  27-vjeçar ka ndëruar jetë në ambientet e Komisariatit të Korçës.

Viktima Enea Ftoi, prej tre ditësh ndodhej në paraburgimin e Korçës pasi ishte ndaluar për vjedhje. Sakaq, mësohet që ditën e sotme ai kishte gjyqin. Familjarët e 27 vjeçarit janë shprehur se sot janë njoftuar për vdekjen e djalit të tyre, ndërkohë që kërkojnë t’i bëhet ekspertiza.

Sipas familjarëve djali është dhunuar në burg. Ata bëjnë me dije se  kishin folur një ditë më parë me Enean dhe sipas tyre ai dukej i qetë. 

Policia thotë se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

"U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale".

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752
array(1) { ["section"]=> string(88) "akuzohej-per-vjedhje-vdes-ne-komisariat-27-vjecari-familjaret-akuza-policise-emri-121087" }