Al-Baghdadi i plagosur rëndë nga sulmi ajror, nuk drejton dot ISIS-in

Publikuar tek: bota, më 17:16 21-04-2015 Al-Baghdadi i plagosur rëndë nga sulmi ajror, nuk drejton dot ISIS-in

Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ka mbetur i plagosur rëndë në një sulm ajror në Irakun perëndimor.

The Guardian shkruan se Al Baghdadi ka pësuar lëndime të rënda gjatë sulmit të udhëhequr nga SHBA në muajn mars, çka ka bërë që ai të mos ndjek do nga afër lëvizjet e grupit të tij terrorist.

Pas plagosjes së Baghdadit, udhëheqësit e ISIS organizuan një mbledhje urgjente për të emëruar një lider të ri për organizatën, pasi besohej se Al Baghdadi nuk do t’i rezistonte plagëve të marra. Megjithatë, terroristi vijon të qendrojë në krye të ISIS, ndonëse nuk ndjek dot hap pas hapi aktivitetin e organizatës së tij.

Pas ndërhyrjes së SHBA-së dhe aleatëve të saj, kurdët kanë rifituar hapësira të konsiderueshme territori në Irak dhe Siri, të pushtuara më parë nga ISIS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026938915252686
array(1) { ["section"]=> string(73) "al-baghdadi-i-plagosur-rende-nga-sulmi-ajror-nuk-drejton-dot-isis-in-9350" }