Al Kaeda: Jo SHBA, por Franca armiku ynë kryesor

Publikuar tek: bota, më 22:22 30-01-2015 Al Kaeda: Jo SHBA, por Franca armiku ynë kryesor

Lideri ideologjik i bazës së Al Kaedës në Jemen, Ibrahim al-Rubaish ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër Francës, kur ka thënë se tashmë ky vend është armiku kryesor i tyre duke zëvendësuar SHBA-të.

Në një regjistrim audio të publikuar së fundmi, Al Rubaish është shprehur se Franca ka zëvendësuar SHBA-në në “luftën me islamin”.

Kjo deklaratë kërcënuese vjen pak kohë pas sulmeve terroriste të ndodhura në Francë në fillim të muajt janar, të cilat nisën me sulmin kundër gazetarëve të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Pas këtij sulmi, niveli i alarmit për të tjera sulme terroriste është rritur në Francë por edhe në shumë vende të Bashkimit Europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031690120697021
array(1) { ["section"]=> string(51) "al-kaeda-jo-shba-por-franca-armiku-yne-kryesor-1969" }