Al Qaeda nxjerr listën e biznesmenëve që do të ekzekutojë në SHBA: A nuk është eksperiencë e bukur?

Publikuar tek: bota, më 15:53 10-09-2015 Al Qaeda nxjerr listën e biznesmenëve që do të ekzekutojë në SHBA: A nuk është eksperiencë e bukur? Kopertina e revistes \"Inspire\" e nxjerre nga Al Qaeda

Revista e publikuar nga Al Qaeda në edicionin e ri “Inspire” që ka dalë pak ditë para se të vijë 14 vjetori i sulmeve mbi kullat binjake, përfshin një listë për të vrarë liderët e biznesit të SHBA. 

NBC News thotë se “personalitetet ekonomikë” përfshijnë vëllezërit Koch, Ben Bernake, ish kryetarin e rezervave federale, Bill Gates, bashkëthemeluesin e Mikrosoft, investitorin Warren Buffet dhe disa persona të tjerë që nuk identifikohen nga fotografitë.

“Po ju prezantojmë një listë të vrasjeve për të arritur qëllimet tona” thuhet në paragrafin e parë të artikullit, me një listë prej 10 emrash. “Vrasja e këtyre personaliteteve ekonomike do të thotë se ata jetojnë në pasiguri, dhe do të sjellin më vonë pasiguri në ekonominë amerikane. Ekononia është një komponent i rëndësishëm i supremacisë amerikane në botë”, shkruhet në artikull.

Një kopje e shtatorit e titulluar “Assassination Operation” gjithashtu përfshin cështje si “Charlie Hebdo Military Analysis” dhe “Remembering Boston” duke iu referuar sulmeve në gazetën satirike dhe në Boston. Gjithashtu revista ka edhe një faqe bardh e zi të Kullave Binjake që ishte duke rënë pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2011. Dhe imazhi ka diciturën: “Disa gjëra janë shumë të bukura për tu harruar. A do ta kalojmë edhe njëherë këtë eksperiencë?”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027115106582642
array(1) { ["section"]=> string(103) "al-qaeda-nxjerr-listen-e-biznesmeneve-qe-do-te-ekzekutoje-ne-shba-a-nuk-eshte-eksperience-e-bukur-20468" }