ALARMANTE/ Bllokohen 20 ton qumësht në Fier, shfaqet SËMUNDJA e brucelozës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 12-07-2018 ALARMANTE/ Bllokohen 20 ton qumësht në Fier, shfaqet SËMUNDJA e brucelozës Foto ilustruese

Mbi 20 ton qumësht janë bllokuar në një fermë në qytetin e Fierit pasi dyshohet se lopët janë të prekura nga sëmundja e brucelozës.

Pronari i fermës menjëherë pasi ka parë shenjat e para të brucelozës, ka njoftuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Sakaq, specialistët e Sektorit të Veterinarisë pranë AKU-së kanë asgjësuar 20 ton qumësht, deri në përgjigjen përfundimtare të analizave dhe kanë izoluar fermën.

Sipas drejtuesve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qytetin e Fierit, pas inspektimit të të gjithë krerëve, vetëm një lopë ka dalë e prekur nga sëmundja e brucelozës, e cila është asgjësuar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan të hyjnë ilegalisht, ndalohen në Korçë 15 sirianë
E pazakontë, durrsakja kërkon ndihmë: Më dhunon ish-gruaja e burrit »
Article Logic
Execution time: 0.0042297840118408
array(1) { ["section"]=> string(79) "alarmante-bllokohen-20-ton-qumesht-ne-fier-shfaqet-semundja-e-brucelozes-127685" }