ALARMANTE/ Dako gropos përfundimisht zbulimet, del hapur mbi vendimin e gjykatës dhe derdh me shpejtësi beton (FOTOT)

Publikuar tek: kulture-art, më 15:38 20-02-2017 ALARMANTE/ Dako gropos përfundimisht zbulimet, del hapur mbi vendimin e gjykatës dhe derdh me shpejtësi beton (FOTOT)

Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako gropos serinë e zbulimeve në Torrën Veneciane, zbulime që sipas ekspertëve mendohet se janë më të hershme edhe se osmanët e venecianët. Pavarësisht vendimit të qartë të Gjykatës Administrative që 4 ditë më parë, vendosi pezullimin e punimeve në Torrën Veneciane, Vangjush Dako nuk është ndalur për asnjë moment dhe ka vazhduar punimet për projektin betonizues “Veliera”.

Kryebashkiaku i Durrësit duket se s’do t’ia dijë për asnjë vendim dhe në mënyrë flagrante, vetëm ditën e sotme, rreth orës 13:00, janë hedhur disa betoniere pikërisht në vendin e zbulimeve të mëdha ku sipas vendimit nuk duhej absolutisht të ndërhyhej më.

“Gjykata Administrative VENDOS -Detyrimin e palës së paditur Bashkia Durrës të ndërpresë punimet në pjesën e sipërme të rrugës, në sheshin para hyrjes së portit, ne vendin ku janë gjendur fragmentet arkelogjike (në seksionin ku ndodhet pallati)”, thuhet në vendimin që mban firmën Mariana Velçanit dhe që është shkelur haptazi nga Dako i cili nuk ndalet as para ligjit.

al1.jpg

al.jpg

al2.jpg

al3.jpg

al4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulimet në Durrës më të hershme se osmanët dhe venecianët, arkeologët heshtin
S’përmbahet avokatja që rrëzoi Dakon në gjykatë: Vrasës, zoti marrtë hak ndaj kësaj monstre »
Article Logic
Execution time: 0.024563074111938
array(1) { ["section"]=> string(119) "alarmante-dako-gropos-perfundimisht-zbulimet-del-hapur-mbi-vendimin-e-gjykates-dhe-derdh-me-shpejtesi-beton-fotot-69337" }