Alarmante! Foshnja 3-muajshe verbohet nga “flashi” i telefonit

Publikuar tek: bota, më 14:42 28-07-2015 Alarmante! Foshnja 3-muajshe verbohet nga “flashi” i telefonit

Një foshnje vetëm 3 muajshe ka humbur shikimin përgjithmonë si pasojë e “flashit” të një fotografie të realizuar me telefon shumë pranë syve të tij.

Incidenti ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ndërsa mjeku ka thënë se foshnja ka pësuar dëme të pa riparueshme si pasojë e dritës së flashit. Prindërit e foshnjes kanë vënë re se diçka nuk shkonte menjëherë pas fotografisë që i kanë bërë foshnjes së tyre dhe kanë njoftuar mjekët, të cilët thanë se foshnja ka pësuar verbim në njërin sy dhe ulje të shikimit në syrin tjetër.

“Blici” i telefonit dëmton makulën e syrit duke shkaktuar edhe verbëri. Makula e syrit nuk zhvillohet plotësisht deri në moshën 4 vjeçare, çka do të thotë se është shumë e ndjeshme ndaj dritës. Mjekët kanë bërë apel prindërve të tregohen të kujdesshëm, jo vetëm me blicet e telefonave por edhe në ambiente me dritë të fortë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044956922531128
array(1) { ["section"]=> string(65) "alarmante-foshnja-3-muajshe-verbohet-nga-flashi-i-telefonit-17157" }