Alarmi i “Call Center”: Në rrezik 80 mijë vende pune

Publikuar tek: ekonomi, më 18:35 19-10-2016 Alarmi i “Call Center”: Në rrezik 80 mijë vende pune

Kriza e “Almaviva” një prej kompanive më të mëdha në Itali, e cila shkurtoi 2,500 vende pune javën e kaluar rrezikon të thellohet edhe më tej nëse nuk merren masa urgjente.

Sipas sindikalistëve italianë, nëse problemi nuk zgjidhet herët, brenda pak muajve do të rrezikohen 70-80 mijë vende pune në industrinë e Call Center.

Për këtë arsye krerët e kompanive më të mëdha në Itali, Secondo Giorgio Serao (Fistel), Pierpaolo Mischi (Uilcom) dhe Riccardo Saccone (Slc-Cgil) do t’i adresohen qeverisë dhe parlamentit italian për heqjen e sanksioneve të cilat janë dhënë tashmë si dhe veprimin kundër garës për ofertuesin më të ulët duke respektuar minimumin kontraktual dhe për të siguruar qëndrueshmëri të të sigurisë sociale.

Ata sjellin si shembull lulëzimin e “Call Center” në Shqipëri ku qendrat ofrojnë të njëjtat shërbime kundrejt çmimeve më të volitshme. Çmimet e ulëta kanë bindur tashmë shumë kompani të anullojnë kontratat në Itali për të emigruar në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071139335632324
array(1) { ["section"]=> string(55) "alarmi-i-call-center-ne-rrezik-80-mije-vende-pune-56738" }