Alarmi i parashikuesit të përmbytjeve: Nesër lumi Vjosa del nga shtrati

Publikuar tek: aktualitet, më 23:11 30-11-2017 Alarmi i parashikuesit të përmbytjeve: Nesër lumi Vjosa del nga shtrati

Klodian Zaimi, parashikues i përmbytjeve në Institutin e Gjeoshkencave, paralajmëron se nesër në mesditë Vjosa të dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje.

“Deri tani kemi pasur reshje shumë intensive që kanë ardhur nga veriu i vendit në pjesë malore dhe kanë zbritur drejt qendrës dhe po shkojnë drejt pjesës jugore.

Në pjesën qendrore do të ketë intensitet gjatë natës, por do të qëndrojnë më gjatë në Jug. Nesër intensitet të lartë të reshjeve në Jug, do të shoqërohen me përmbytje të mundshme, kanë potencial për pasoja”, thotë specialisti për Report Tv.

Sipas tij, reshje ka pasur edhe në pjesën veriore, por ne mendojmë që rreziku më i lartë është te baseni i Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit, ndërsa për Drinin dhe Bunën situata nuk paraqitet problematike.

“Ne parashikojmë që me këto reshje, deri të premten në darkë dhe të shtunën në mesditë mund të kemi dalje të Vjosës nga shtrati me pasoja.

Në momentin e tanishëm nuk mund të parashikojmë dëmet, pasi uji është në nivele mesatare, por sikur e thashë, prurjet maksimale duke ardhur nga Greqia kërkon kohë, që deri të shtunën në mesditë mund të shkaktojnë përmbytjet”, deklaroi ai.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humb jetën në konvikt studentja shqiptare në Itali (EMRI)
Gjendja në aeroportin e Rinasit, TIA bën njoftimin e rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.025316953659058
array(1) { ["section"]=> string(77) "alarmi-i-parashikuesit-te-permbytjeve-neser-lumi-vjosa-del-nga-shtrati-101432" }