Alarmi, situata për ujë rrezikon të bëhet më e vështirë: Njerëz, uji nuk është i Erion Velisë por i gjithë qytetit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:14 04-07-2017 Alarmi, situata për ujë rrezikon të bëhet më e vështirë: Njerëz, uji nuk është i Erion Velisë por i gjithë qytetit

Me rritjen e temperaturave, situata e furnizimit me ujë të pishëm është në nivele emergjence. Për këtë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këshillon çdo ditë qytetarët të kursejnë ujin por sipas gjasave ditë më të vështira do të vijnë për kryeqytetin.

Është gazetari Mentor Kikia ai i cili jep alarmin dhe bën apel për qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm.

KOMENTI I PLOTË:

Njerëz, uji nuk është i Erjon Velisë, por i gjithë qytetit

Tirana po përjeton një verë të vështirë për ujë, dhe gjasat janë të bëhet edhe më e vështirë, për shkak se vera e thatë erdhi pas një dimër-pranvere thuajse pa reshje. Edhe në këto kushte shumë njerëz preferojnë që me ujin e pijshëm të vadisin kopshtet, të lajnë makinat e të freskojnë rrugicat. 
Një thirrjeje te kreut të bashkisë për të kursyer e mos shpërdoruar ujin, shumë njerëz në rrjetet sociale iu përgjigjën me ironi, duke thënë se bashkia po u kërkon të mos lahen cdo ditë, se po u kërkon të kthehen në kohën e komunizmit kur laheshim njëherë në javë etj etj. 
Unë kam një pyetje për të gjithë: Cdo të bëjmë ne si banorë të kësaj xhungle që quhet kryeqytet nëse futemi në një krizë uji të vërtetë, sepse natyrës askush nuk ia di tekat? Cila është përgjigja jonë si komunitet? Apo kush është më afër burimit të bëjë ctë dojë, e ai që është në fund të ngordhë? Përse apeli i kryebashkiakut për të mos e shpërdoruar ujin duket hipokrizi? E pra, brenda një dite u zbuluan 318 raste që vadisnin kopshtet me ujin e cesmës ndërsa ka të tjerë që e furnizojnë shtëpinë duke mbushur ujë me bidona jashtë qytetit.
Eshtë për të ardhur keq që ndërgjegjen qytetare e kemi zero dhe përgjegjësinë publike edhe më keq. Ujësjellësi nuk është i Erjon Velisë, por është i qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015072107315063
array(1) { ["section"]=> string(117) "alarmi-situata-per-uje-rrezikon-te-behet-me-e-veshtire-njerez-uji-nuk-eshte-i-erion-velise-por-i-gjithe-qytetit-84926" }