Alarmohen biznesmenët e Gjirokastrës: Po na ikin turistët! Çfarë po na mban 'peng' biznesin (FOTOT)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:34 19-06-2017 Alarmohen biznesmenët e Gjirokastrës: Po na ikin turistët! Çfarë po na mban 'peng' biznesin (FOTOT)

Në “Pazarin e Vjetër” të Gjirokastrës kanë filluar punimet që në muajin tetor për rigjallërimin e kësaj zone, i cili është destinacioni kryesor i turistëve vendas dhe të huaj.

Në qershor, rikonstruksioni duhet të kishte përfunduar, kjo dhe për shkak të fluksit të turistëve që ka qyteti i gurtë gjatë muajve të beharit.

Por ditën e djeshme newsbomb.al  mësoi se firma që ka marrë përsipër punimet ka vendosur ta shtyjë afatin dhe 4 muaj të tjerë, duke bërë që punimet të vazhdojnë gjatë muajve të verës deri në fund të muajit shtator.

Bizneset janë shprehur të pakënaqur nga ky vendim. “Tani është kulmi i turistëve dhe kjo pamje me skela e llaç nëpër këmbë na pengon shumë në aktivitetin tonë”,- shprehet për newsbomb.al Jona, biznesmene e zonës.

Pas këtij shqetësimi, newsbomb.al kontaktoi me zyrën e sipërmarrësit të punimeve, të cilët na dhanë disa fakte të reja për rikonstruksionin në “Pazarin e Vjetër”.

“Punimet janë shtyrë me katër muaj të tjerë, por gjatë këtyre muajve që është fluksi i turistëve ne do heqim skelat në një pjesë të mirë pazarit, në mënyrë që dhe bizneset të punojnë, tjetër gjë s’kemi çfarë të bëjmë”,- u shpreh një nga inxhinjerët e projektit.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Trump i jep medalje ekselence nxënësit shqiptar
Pas shpinës së Metës, kandidati i tij i fut zarfin në xhep simpatizantit të LSI. Ç’ka aty brenda? »
Article Logic
Execution time: 0.22962307929993
array(1) { ["section"]=> string(99) "alarmohen-biznesmenet-e-gjirokastres-po-na-ikin-turistet-cfare-po-na-mban-peng-biznesin-fotot-82970" }