Alban Bushi nuk ndalet, kuqezinjtë “prenotojnë” dy miqësore në mars

Publikuar tek: sport, më 23:13 31-01-2017 Alban Bushi nuk ndalet, kuqezinjtë “prenotojnë” dy miqësore në mars

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Moldavisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF bën me dije që në 25 dhe 27 mars të besuarit e Bushit do të luajnë kundër përfaqësuese moldave.

Gjithashtu bëhet e ditur që po negociohet që të zhvillohet edhe një test tjetër para datës 23 mars, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Europianit që nisin në qershor.

“Skuadra perfaqesuese Shpresa nen drejtimin e Alban Bushit ka planifikuar dy ndeshje miqesore ne dy datat e lira te FIFA-s ne 25 dhe 27 mars, me skuadren kombetare shpresa te Moldavise. Ndeshjet qe te dyja do te zhvillohen ne Shqiperi, teksa eshte ne negociim e siper edhe nje tjeter takim miqesor ne dispozocion te trainerit para dates 23 mars. Takimet eleminatore zyrtare, kombetarja e U-21 do ti nise ne muajin qershor ne fushen e saj kundrr Estonise”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “M’a kanë kërkuar stadiumin e Tiranës për të bërë pallate”…deklarata “bombë” e Bamir Topit
Kolegia tregon çfarë i thotë Ilva Tare para intervistës me Ramën, gjithsesi e paralajmëron: Nuk i shpëton dot… »
Article Logic
Execution time: 0.014151811599731
array(1) { ["section"]=> string(70) "alban-bushi-nuk-ndalet-kuqezinjte-prenotojne-dy-miqesore-ne-mars-67294" }