Alban Dorzi, kampioni i Europës në kickbox: Gati të përfaqësoj Shqipërinë po ma kërkuan

Publikuar tek: sport, më 15:01 17-03-2015 Alban Dorzi, kampioni i Europës në kickbox: Gati të përfaqësoj Shqipërinë po ma kërkuan Alban Dorzi, ditën kur u shpall kampion Europe

Quhet Alban Dorzi, sapo është shpallur kampion Europe profesionist në kickbox, përfaqëson Gjermaninë por do donte shumë t'i vinte një ftesë për të përfaqësuar ngjyrat kuq e zi. Po, po. Shume mirë e lexuat. Ai me zor e pret një ftesë te tillë. Albani është vetëm 24 vjeç, ka lindur dhe është rritur në Gjermani por ka një dashuri të pamatë për Shqipërinë. Ai flet dhe shkruan shqip ndoshta më bukur se sa shume prej nesh që janë lindur e jetojnë këtu. Kur e pyet për origjinën Albani thotë me krenari: "Jam Tirons nga Ali Demi".

Dashurinë për shqiptarët dhe Shqipërinë Albani e ka në dozat më të larta. Kjo shihet në çdo ndeshje të tijën që nuk e zhvillon po nuk pati flamurin me shqiponjën dykrenare. Madje ai këtë simbol e ka tatuazhuar përgjithmonë në gjoksin e tij, bashkë me përkrenaren e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Newsbomb.al nuk mund ta linte suksesin dhe talentin e këtij djaloshi të shkonte kështu "si pa u marrë vesh" nga shqiptarët, ndaj menjëherë pas shpalljes së tij kampion e kontaktoi dhe mundi të realizojë një intervistë me të.

Si lindi dëshira jote për këtë sport dhe pse zgjodhët pikërisht kickboxin?

Babai im kur jetonte në Tiranë ka qenë mundës, unë isha shumë i vogël dhe tim atë e kam patur idhull. Sportit i kam hyrë që fëmijë. Në fillim hyra ne boks, pastaj kur isha 15 vjeç fillova kikbox se tranjeri im ishte shqiptar i Kosovës.

Ky ishte titulli yt i parë?

Jo, në fakt. Në kategorinë Amator , jam shpallur 4 herë kampion i Gjermanisë, 1 herë kampion europe dhe 1 herë kampion bote në vitin 2014. Në Profi, jam shpallur kampion i Gjermanisë në vitin 2014, dhe kampion europe në vitin 2015 që është edhe titulli që mora para pak ditësh.

A të është bërë ndonjë kërkesë nga federata shqiptare për të përfaqësuar ngjyrat Kuq e Zi?

Jo . Unë  dua dhe kam dalë gjithmonë me flamur shqiptar dhe kështu do vazhdoj të dal. Ne maj të vitit  2014 kam fituar kampionatin botëror në amator dhe mbaj mend që e ka regjistruar një reportet i kosovës por nuk e pashë kurrkund atë regjistrim.

Dhe nëse Federata jonë do të ftonte ta perfaqesoje, do e pranoje?

Po, do pranoja.

Ti i ke parasysh problemet që mund të hasësh këtu me kushtet stërvitore apo pagesat dhe ti në Gjermani nuk i ke këto probleme, apo jo? Do pranoje gjithsesi?

Po ma dhanë mundësinë të luftoj për Shqipërinë rrugullohen këto gjëra.

Kush eshte ambicia jote me e madhe? Je shpallur kampion i Gjermanisë, kampion Europe, kampion bote... Çfarë do të arrish më shumë?

Kampion bote në Profi...

Për ata që ende nuk e dinë nga ndryshon Amatori nga Profesionisti?

Në kategorinë amator je me mbrojtëse në kokë dhe këmbë në Turnier dhe bën shumë ndeshje.

Në Profi bën vetëm një ndeshje po 5 runde, pa mbrojtëse.

Sa orë në ditë stërvitesh?

5 herë në javë nga 1 ore 30 min kur nuk kam ndeshje. Kur pregatitem për ndeshje 5 herë në javë, me nga 2 herë stërvitje në ditë (në mëngjes vrap në darkë boks).

A do ktheheshe të jetoje në Shqiperi? Është në planet e tua ndoshta, një gjë e tillë?

Nuk di ta them tani  po do kisha shumë qef.

A je ndjerë ndonjëherë i paragjykuar në Gjermani për faktin që ti në çdo ndeshje nuk e ndan flamurin shqiptar dhe pas çdo fitoreje shpalos flamurin tonë në një kohë që përfaqëson Gjermaninë?

Jo absolutisht, jo. Asnjë problem i kësaj natyre.

 

*“Fitova dje titullin për KAMPION EUROPE profesionist!!
Jam shumë krenar për fitoren time dhe ja dedikoj të gjithë shqiptarve kudo që ndodhen! Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe përkrahjen”, tha Alban Dorzi një ditë pasi u shpall kampion (më 28 shkurt 2015).

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky tifoz i Reading ka bërë hyrjen më qesharake në fushën e futbollit (Video)
Nis shpërndarja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Armeni »
Article Logic
Execution time: 0.020843029022217
array(1) { ["section"]=> string(90) "alban-dorzi-kampioni-i-europes-ne-kickbox-gati-te-perfaqesoj-shqiperine-po-ma-kerkuan-6160" }