Alban Dudushi tregon prapaskenat me Ramën: U zumë sepse...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:10 14-12-2018 Alban Dudushi tregon prapaskenat me Ramën: U zumë sepse...

Tre ditë më parë kryeministri Edi Rama u përball me studentët për 8 kushtet që këta të fundit i kishin vënë, në emisionin 'Top Show' të Alban Dudushit.

Në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik 'You&me', Dudushi ka treguar se çfarë ka ndodhur në studion e tij gjatë pauzave publicitare.

Moderatori ka zbuluar se Rama nuk ndihej rehat me karriget që i kishin sjellë dhe për këtë arsye në çdo pauzë zihej me Dudushin.

'Me thënë të drejtën kryeministri në pauzë publicitare zihej me mua për karrige. Ne ramë dakort që të mos rrinte i zhytur në kolltuk, por në një karrige më të lartë, në një atmosferë më sportive. Mesa duket ose ka shtuar në peshë, ose gjatësia, nuk e di ça po ajo karrigia nuk i rrinte mirë. Pastaj i vumë edhe një karrige tjetër që për dreq prapë nuk i rrinte mirë dhe u zhyt tek ajo karrigia. Dhe filloi të bëhej edhe paranojak dhe thoshte ore po ma bëni kastile nuk më sillni karrige", u shpreh Dudushi.

dghfj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zv.sekretarja e Përgjithshme e NATO poston FOTO nga Tirana: Sheshi Skënderbej i mrekullueshëm
Ëndrra e një fëmije për të jetuar bën bashkë shqiptarët, Musa Baculi niset për kurim në Itali (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916
array(1) { ["section"]=> string(61) "alban-dudushi-tregon-prapaskenat-me-ramen-u-zume-sepse-145188" }