Portieri i Partizanit Alban Hoxha është gati të shkojë drejt serisë A, në ekipin e Chievos, që e ka kërkuar portierin shqiptar. Kjo është zyrtare dhe është konfirmuar edhe nga vetë Alban Hoxha.
“Chievo më do dhe kjo është e vërtetë. Ata kanë dërguar një ofertë zyrtare te Partizani, ndërsa tani i mbetet klubit që të vendosë. Ëndrra ime është që të luajë në Serie A”, deklaroi Hoxha për median.
Hoxha ka shkëlqyer këtë edicion nën fanellën e Partizanit, duke u bërë gardiani numër një në elitën e futbollit shqiptar. Pritet që vendimi të shqyrtohet nga Partizani, ndërkohë që presidenti Gaz Demi do të vendosë se çdo të bëjë me portierin e vet.