Alban Hoxha tërhiqet: Kërkoj falje, dorëzoj shiritin e kapitenit të Partizanit

Publikuar tek: sport, më 15:46 15-09-2017 Alban Hoxha tërhiqet: Kërkoj falje, dorëzoj shiritin e kapitenit të Partizanit

Në klubin e Partizanit prej ditësh ka shpërthyer një debat, lidhur me çështjen e kapitenit dhe portierit titullar, Alban Hoxha.

Klubi i Partizanit deklaroi se Hoxha theu rregulloren duke mos u paraqitur në skuadër pas ndeshjes me Kombëtaren dhe për këtë arsye u dënua me gjobë nga Luçiano Moxhi.

Por kësaj situate të krijuar në klubin e “kuq”, portieri  ka reaguar duke kërkuar falje sipas rregullave të drejtuesve dhe duke hequr dorë nga shiriti i kapitenit.

Më poshtë mesazhi i Hoxhës, i postuar në faqen zyrtare të Partizanit

“Klubi ka vendosur një rregullore të brendshme, të cilën unë dhe shokët e mi duhet ta respektojmë. Kur kjo rregullore nuk respektohet unë marr përsipër përgjegjësitë. I kërkoj falje klubit, stafit teknik dhe shokëve të skuadrës. Për këtë arsye dorëzoj edhe shiritin e kapitenit për të dhënë shembull për të gjithë. Jam gati të rikthehem në vendin tim, pranë skuadrës dhe të jem në dispozicion të klubit, trajnerit dhe ekipit për të mirën e Partizanit.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operohet në Slloveni kampionia shqiptare, ja ç’thonë mjekët pas ndërhyrjes
Dalin biletat për ndeshjen Shqipëri-Itali në “Loro Boriçi”, ja çmimet »
Article Logic
Execution time: 0.015282869338989
array(1) { ["section"]=> string(82) "alban-hoxha-terhiqet-kerkoj-falje-dorezoj-shiritin-e-kapitenit-te-partizanit-92478" }