Alban Meha dhe Herolind Shala, foto me shqiponjën për fansat para ndeshjes

Publikuar tek: sport, më 14:06 27-03-2015 Alban Meha dhe Herolind Shala, foto me shqiponjën për fansat para ndeshjes Foto e postuar ne facebook nga Alban Meha

Ethet i kanë zënë gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare që do të luajnë kundër Armenisë të dielën në Elbasan Arena. Por, mes etheve të futbollit, ata tregohen edhe sportivë, ashtu sikurse ka publikuar këtë foto në facebook, futbollisti i kombëtares sonë Alban Meha. 

“Nuk i koritim të parët tanë. Nga Drenica Legjendare, japim gjithçka për kombëtare” shkruan Alban Meha në facebook, duke postuar një foto të tijën me futbollistin tjetër Herolind Shala, në vendin e grumbullimit ku ata janë vendosur. Kanë kryqëzuar duart, kanë bërë shenjën e shqiponjës dhe kanë marrë në rrjetet sociale përkrahjen e fansave të tyre. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014596223831177
array(1) { ["section"]=> string(78) "alban-meha-dhe-herolind-shala-foto-me-shqiponjen-per-fansat-para-ndeshjes-7119" }