Alban Meha gjen “të mesmen e artë”, qetëson tifozët

Publikuar tek: sport, më 13:40 05-09-2016 Alban Meha gjen “të mesmen e artë”, qetëson tifozët

Alban Meha, ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare ka qetësuar kritikët e shumtë në rrjetet sociale në prag të ndeshjeve që Shqipëria dhe Kosova do të luajnë për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.

Prej ditësh futbollistët e Kosovës janë duke përdorur hashtagët “Me Kosovën”, por kjo ka ngjallur reagime, pasi të shumtë janë ata që e shikojnë këtë veprim si shmangie të Kombëtares kuq e zi.

Për këtë arsye, Meha ka gjetur “të mesmen e artë”, dhe ka publikuar në profilin e tij një foto ku shfaqet me fanellat e Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares Shqiptare, ndërsa e shoqëron me mbi shkrimin “Me Kosovën, Me Shqipërinë”.

Ky veprim i futbollistit i ka qetësuar tifozët e shumtë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ukraina nuk e pranon Kosovën “në shtëpi”, ndeshjet do luhen në terren neutral
Live: Ja ku mund ta ndiqni pa pagesë ndeshjen Shqipëri - Maqedoni »
Article Logic
Execution time: 0.0043089389801025
array(1) { ["section"]=> string(54) "alban-meha-gjen-te-mesmen-e-arte-qeteson-tifozet-51956" }