Alban Meha konfirmon kalimin te Kosova?

Publikuar tek: sport, më 22:34 01-07-2016 Alban Meha konfirmon kalimin te Kosova?

Alban Meha po flitet gjithnjë e më shumë për një kalim te Përfaqësuesja e Kosovës pasi shanset që ai të grumbullohet në të ardhmen në ekipin e Gianni De Biasit janë pothuajse zero.

Futbollisti ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një foto të Kupës së Botës 2018, por pa bërë asnjë koment. Ndoshta Meha po kërkon të japë mesazhin se tashmë ka vendosur që të përfaqësojë skuadrën më të re të FIFA-s në eleminatoret e Kampionatit Botëror që nisin në muajn shtator.

Në një kohë kur e gjithë Europa e ka përqëndruar vëmendjen te Kampionati Europian, Kosova është i vetmi vend që aktualisht është i fokusuar në eleminatoret e Botërorit, pasi ky do të jetë prezantimi i parë i tyre në një event ndërkombëtar që pas njohjes nga FIFA.

Stafi i përfaqësues kosovare është duke punuar fort për të krijuar një skuadër të re, të cilën do e hedhë në fushë në ndeshjen e parë kundër Finlandës. 

Screenshot_9.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uellsi surprizon Belgjikën, kualifikohet dhe gjen Portugalinë në gjysmëfinale
Trajneri italian i Partizanit e ‘’mbyt’’ me gafa, gazetarët hapin sytë »
Article Logic
Execution time: 0.027978181838989
array(1) { ["section"]=> string(44) "alban-meha-konfirmon-kalimin-te-kosova-45246" }