Alban Ramosaj në lidhje me Jessie Hennessy, bisedat ‘hot’ të këngëtarit me brazilianen (Foto)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:02 16-11-2016 Alban Ramosaj në lidhje me Jessie Hennessy, bisedat ‘hot’ të këngëtarit me brazilianen (Foto)

Vetëm pak ditë më parë pasi u diskutua në media për një lidhje të mundshme të këngëtarit Alban Ramosaj me këngëtaren braziliane, Jessie Hennessy, duket se asgjë s’i ndal ata të dy për t’ia shprehur dashurinë njëri-tjetrit hapur në rrjetet sociale.

Pas fjalëve se ata ishin parë të shkëmbenin puthje në after party-t e “Dance ëith me”, spektakli i kërcimit ku janë rivalë, këngëtari 20 vjeçar dhe single mama, Jessy Hennessy ja shprehin dashurinë njëri-tjetrit në Instagram. Jessy pa asnjë kompleks poston foto të Albanit, duke u përqafuar apo duke u argëtuar, të shoqëruara me dedikime të nxehta dashurie, dhe shumë zemra.

Nuk mungon Albani me dedikime të drejpërdrejta të tipit “I love you”, komente që marrin dhe miratimin e nënës së tij, Antigona, e cila po ashtu i shpreh dashurinë Jessy-t duke qenë dakord për këtë marrëdhënie. Kujtojmë që Albani sapo është shkëputur nga një histori e fortë dashurie me Aurorën, ish-të dashurën që i ka dedikuar dy këngë: “A më do” dhe “Aurora”.

Tani ai shfaqet së bashku me këngëtaren në provat e “Dance ëith Me”, ndërsa bie në sy mbështetja që i bën gjatë shoë-t me duarokitje të fuqishme pas performancave të saj shkruan 'Story'.

Albani këtë vit festoi 20 vjetorin, ndërsa Jessy është nënë e një vajze 12 vjeçare, për të cilën ka folur pas ndarjes nga reperi “50 cent” dhe këngëtari nga Kosova që jeton në Zvicër, Gjon Karrica.

jesi1.jpgjesi3.jpgjesi4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059801816940308
array(1) { ["section"]=> string(94) "alban-ramosaj-ne-lidhje-me-jessie-hennessy-bisedat-hot-te-kengetarit-me-brazilianen-foto-59666" }