Alban Skënderaj, Valbona Selimllari…Si u mblodhën personazhet e njohur në Pistoia të Italisë. Overi: Po punojmë për të ardhmen

Publikuar tek: kulture-art, më 09:13 29-11-2016 Alban Skënderaj, Valbona Selimllari…Si u mblodhën personazhet e njohur në Pistoia të Italisë. Overi: Po punojmë për të ardhmen

Shqiptarët në Pistoia festuan me një koncert të madh në Teatro Manzoni ditën e Flamurit. Festime që për një qytezë të vogël por që vitin e ardhshëm do të jetë qendra e kulturës italiane, për shqiptarët e atjeshëm do të thoshte shumë.

Për të dytin vit, nën kujdesin dhe përgatitjet e Gianni Simone Overit, konsullit të Nderit të Shqipërisë në Pistoia, u organizua aktiviteti me të ftuar të vecantë dhe për më tepër edhe certifikata mirënjohjeje për shqiptarë që punojnë atje. Certifikata, që shqiptarët, tashmë të integruar thuajse tërësisht në jetën italiane të Pistoias, i morën nga zyrtarët më të lartë komunalë italianë dhe ata të ardhur nga Shqipëria.

“I kemi parë që në vitet e para të ardhjes së tyre në Itali. Që në kohën kur ndihma e popullit Italian, kryqit të Kuq ishte prezente. Sot ata janë këtu mes nesh, plotësisht të integruar. Janë qytetarë, por edhe sipërmarrës të suksesshëm. Jemi shumë dhe nuk dallojmë fare nga njëri tjetri. Kontribuojmë në këtë qytet, por edhe në ekonominë italiane. Do përpiqemi më shumë, duke afruar, dhe duke krijuar ura bashkëpunimi të jashtëzakonshme, ku biznesi Italian të investojë në Shqipëri, dhe ju në Itali. Ndaj le të ndajmë këto momente të veçanta dhe të festojmë sot në Ditën e Flamurit”, tha Gianni Simone Overi përpara qindra shqiptarëve që kishin zënë Teatrin Manzoni në Pistoia për të festuar.

Spektakli u drejtua nga një emër jo pak I njohur për ta. Ish-missi i parë shqiptar Valbona Selimllari e bëri sallën të ngrihej në këmbë dhe të duartrokiste fort. “Nuk do ta kisha marrë vesh asnjëherë për këtë aktivitet, derisa Gianni Overi më kërkoi të moderoja këtë aktivitet. Përgjatë ditëve që kam qëndruar këtu, jam shumë e lumtur që kam takuar me dhjetëra shqiptarë, dhe shoh, se është gjë e bukur të ndihesh si në shtëpi” tha Selimllari mes përshëndetjes që nuk përfundonte nga shqiptarët.

Ai që entuziazmoi më shumë sallën ishte Alban Skënderaj, këngëtari që në fakt, sikurse e deklaroi edhe vetë, kishte një lidhje shumë të veçantë me Pistoian.

“Falenderoj Giannin për ftesën. Por vërtet unë jam në shtëpi. Këto ditë kam dalë në çdo rrugicë këtu. Kam takuar shqiptarë dhe miq të mirë me të cilët kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë sime. Kam familjarët e mi këtu. Jam rritur këtu” tha i emocionuar Alban Skënderaj përpara fillimit të koncertit të tij përpara sallës që më së shumti qëndroi në këmbë e jo të ulur.

Genta Mburimi, përfaqësuesja e ambasadës shqiptare në Romë, në emër të ambasadores Anila Bitri, dha përshëndetjet e shtetit shqiptar për aktivitetin, duke falenderuar edhe kontributin e konsullit të nderit. E po ashtu, emrat e njohur të Ledi Shamkut, Artan Lames, Julinda Dhames, gazetareve Beti Njuma e Anila Basha, të ftuar enkas për këtë aktivitet, dhanë përshtypjet dhe përshëndetjet e tyre.

17 personalitete shqiptarë që kanë kontribuar në jetën e Pistoias por edhe në Itali, u vlerësuan në këtë aktivitet.

Alfred Mirashi, Helidon Xhixha, Nikolin Luci, Qerim Skënderaj, Roland Jace, Emiljan Jakubini, Keida Kaceli, Arta Nikaj, Afertida Shani, Diana Kapo, Agron Dyrma, Enida Metani, Lul Vulashi, Elia Matija, Dedë Gjondrekaj, Armand Guri e Arbër Agalliu, ishin personazhet e këtij viti. Certifikatat u dhanë nga të ftuarit e lartë të Komunës e politikës në Pistoia si dhe të ftuarit e posaçëm nga Shqipëria.

E pas këtyre, aktiviteti zgjati për rreth 3 orë nën sallën që shpërtheu në duartrokitje e këngë me interpretimin e Alban Skënderajt.

al.jpg

al1.jpg

al2.jpg

al3.jpg

al4.jpg

al5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Profesori rrëfen bisedën e fundit private me “Alo Dedë, jam Zana...”: Po pse moj Lida nuk më the një fjalë
Çfarë shkruante për të fundit herë nga Franca aktorja e “Alo Dedë! Jam Zana...” »
Article Logic
Execution time: 0.40900897979736
array(1) { ["section"]=> string(129) "alban-skenderaj-valbona-selimllari-si-u-mblodhen-personazhet-e-njohur-ne-pistoia-te-italise-overi-po-punojme-per-te-ardhmen-61003" }