Albana Osmani nervozohet keq me këngëtaren që do mbajë koncert-protestë për Valbonën: Merrni duartrokitje dhe ikni pini kafe në Paris

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:17 29-10-2016

Moderatorja Albana Osmani është nervozuar së tepërmi me këngëtaren e muzikes Jazz Eda Zari e cila sot do të mbajë një koncert-protestë nën moton “Mos ma prekni Valbonën”.

Albana nuk e priti mirë deklaratën e këngëtares se këtu njerëzit janë indiferentë dhe pasi i përmendi Maratonën e Tiranës, e përlotur dhe nervoze i tha se ajo dhe kolegët e saj vijnë nga jashtë, shpalosin talentin, marrin duartrokitjet e njerëzve “më të mirë” që ajo ka njohur dhe ikin e pijnë kafe në Paris. Ndërtimi i hidrocentraleve në Valbonë, pra pikërisht në vendin e moderatores duket se e ka prekur vërtet shumë këtë të fundit, po aq sa edhe deklaratat për indiferentizëm të shoqërisë sonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021911859512329
array(1) { ["section"]=> string(138) "albana-osmani-nervozohet-keq-me-kengetaren-qe-do-mbaje-koncert-proteste-per-valbonen-merrni-duartrokitje-dhe-ikni-pini-kafe-ne-paris-57729" }