Albanologu Robert Elsie publikon shkrimin e rrallë shqip me alfabetin e Dhaskal Tod'hrit, kërkon ndihmën tuaj

Publikuar tek: kulture-art, më 16:41 13-10-2016 Albanologu Robert Elsie publikon shkrimin e rrallë shqip me alfabetin e Dhaskal Tod'hrit, kërkon ndihmën tuaj

Albanologu i njohur Robert Elise është duke zhvlilluar hulumtime në tekstet e vjetra shqipte të shekullit 18 dhe 19, të shkruara me alfabetin e dijetarit nga Elbasani, Dhaskal Tod'hri.

Elise ka publikuar një fotografi të rrallë të një teksti shqip të shkruar para vitit 1850 me atë që ai e quan “alfabeti origjinal”, dhe kërkon ndihmën e çdokujt që mund të disponojë tekste të shkruara me këtë alfabet apo me alfabet tjetër origjinal, raporton Newsbomb.al.

Scrasdfqwertsdfsdfot_1.jpg

Teksti i rrallë i shkruar me alfabetin e "humbur" të Todhrit

“Merrem tani me një projekt për shkrimet e hershme shqip (shek. 18 dhe 19) në alfabete origjinale. Ja këtu një tekst në alfabetin “Todhri” (nga Elbasani), shkruar para vitit 1850. Shumë tekste ne alfabetin Todhri janë zhdukur, por mund të ketë disa, ta zëmë në familje të vjetra të Elbasanit. Thonë se njerëzit janë shkruar në Todhri deri në shekullit 20! A ka parë dikush një tekst të tillë, në këtë alfabet ose në një alfabet tjetër origjinal? (ka disa). Nëse po, do të isha mirënjohës për një fotokopje për punën time. Falemnderit!”, shkruan Robert Elise, i cili mund të arrihet në profilin e tij personal në Facebook.

sfsrtrsrrshot_1.jpg

Albanologu Robert Elsie

Dhaskal Tod'hri, ose siç njihet ndrysh Theodhor Haxhifilipi ka lindur në Elbasan rreth vitit 1730.  Dijetari nga Elbasani është i njohur për krijimin e alfabetit unik me 53 shkronja që më pas u quajt edhe “Alfabeti Pellazgjik”. /Newsbomb.al/

DhaskalTodhriTheodhorHaxhifilipi.jpg

Dijetari Dhaskal Tod'hri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë shkruan për Bob Dylan, përkthyesi shqiptar i tij, Edvin Shvarc
Kozeta Mamaqi në promovimin e librit të Belishovës tregon kujtimet për djalin, Sokol Olldashin: Sa herë Liria më nxjerr nga përhumbja »
Article Logic
Execution time: 0.21399092674255
array(1) { ["section"]=> string(114) "albanologu-robert-elsie-publikon-shkrimin-e-rralle-shqip-me-alfabetin-e-dhaskal-tod-hrit-kerkon-ndihmen-tuaj-56061" }