Albert Bunjaki: Ja përse nuk bëra asnjë zëvendësim me Turqinë

Publikuar tek: sport, më 21:14 12-11-2016 Albert Bunjaki: Ja përse nuk bëra asnjë zëvendësim me Turqinë

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se mungesa e Bernard Berishës dhe disa futbollistëve të tjerë, ka bërë që ai të mos i jap mundësi asnjë futbollisti të Kosovës nga banka rezervë.

Bunjaki është shprehur në mikrofonat e Supersport pas ndeshjes me Turqinë, ku ka folur për humbjen e tretë rresht në Grupin I.

“Siç e dini ju edhe mungesa e Bernard Berishës, e më pas disa të tjerë. Mendoj se ka qenë e rëndësishme që t’i mbanim në lojë ata futbollistë sepse kanë qenë më të shpejtë”, ka thënë Bunjaki, duke u arsyetur kështu për mospërdorimin e asnjë zëvendësimi.

Ai ka thënë se Kosova mund ta kishte befasuar skuadrën përfaqësuese të Turqisë.

“Po ta kishim mbajtur portën të paprekur edhe 15 minuta pas atyre golave, mund të kishim shkaktuar befasinë”, ka thënë Bunjaki. (Rtk)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova tjetër humbje në këto eleminatore, me Turqinë vendosën dy episode
Shqiptarëve nuk u mbajnë nervat, Izraeli na mposht në “Elbasan Arena” (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.023190021514893
array(1) { ["section"]=> string(66) "albert-bunjaki-ja-perse-nuk-bera-asnje-zevendesim-me-turqine-59337" }