Albert Çaçi i PSD-së reagon ndaj Top-Channel: Shkeli fjalën e lirë

Publikuar tek: politike, më 13:49 28-05-2015 Albert Çaçi i PSD-së reagon ndaj Top-Channel: Shkeli fjalën e lirë

Kandidati i PSD-së për Bashkinë e Fierit, Albert Çaçi, me anë të një deklarate për shtyp ka shprehur indinjatën ndaj mungesës së një ftese nga televizioni kombëtar Top-channel  në emisionin “Top-Show”, ku flitej për alternativat e kandidatëve për Bashkinë e Fierit. Çaçi thotë se ai nuk u pranua në këtë emision dhe pse është kandidat për Bashkinë Fier dhe tre herë deputet i këtij qarku, për shkak të presioneve të partive të mëdha ndaj këtij televizioni.

Sipas Çaçit “kjo gjë është në shkelje të ligjit, të parimeve të gazetarisë dhe fjalës së lirë”.“Është një cungim i të vërtetës të shpallësh para teleshikuesve në të gjithë vendin dy kandidatë, kur kandidati i tretë, alternativa e vërtetë për Fierin, mungonte në mënyrë të padrejtë në këtë përballje. Kandidati i PSD-së për Bashkinë e Fierit, Albert Çaçi, shpreh keqardhje që një televizion kombëtar t’u nënshtrohet presioneve të ulëta të drejtuesve të partive të mëdha dhe të shkelë mbi profesionalizmin dhe mbi të drejtën për informim të qytetarëve të Fierit për të gjitha alternativat që i ofrohen atyre në zgjedhjet e 21 qershorit”, thuhet në këtë deklaratë.

Më tej PSD akuzon se po bëhet presion ndaj simpatizantëve të kësaj partie nga partitë në pushtet. “Ky veprim është rrjedhojë e presioneve që po i bëhen mbështetesve tanë për largime nga puna dhe deri në dhunë verbale e fizike. Monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve le të shohin si cënohen të drejtaat themelore në këtë vend nga presioni i pushtetit”, thuhet në deklaratën e Çaçit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debate në Kuvend/ Boçi e quan Ballën "qenef deputet"
Blushi: Mësuesit nuk duhet të politizohen, arsimi profesional po dështon »
Article Logic
Execution time: 0.023613929748535
array(1) { ["section"]=> string(71) "albert-caci-i-psd-se-reagon-ndaj-top-channel-shkeli-fjalen-e-lire-12159" }