Albert Çaçi mbyll fushatën me Gjinushin e Priftin: Të sfidojmë presionn e pushtetit

Publikuar tek: politike, më 14:30 19-06-2015 Albert Çaçi mbyll fushatën me Gjinushin e Priftin: Të sfidojmë presionn e pushtetit

Qindra  simpatizantë ishin sot të pranishëm në mitingun përmbyllës të fushatës së kandidatit të PSD-së për kryetar të Bashkisë Fier, Albert Çaçi.

“Unë kam besim se do ta fitojmë këtë betejë për ushtrinë e madhe të të papunëve që nuk kanë bukë të ushqejnë fëmijet e tyre.  50% e rinisë fierake janë pa punë, pavarësisht se kanë mbaruar studimet.  Do ta fitojmë këtë betejë për ata qytetar fierak që hanë bukë me listë, nga dashamirësia e dyqanxhinjve të vegjël të lagjeve të Fierit, dhe fshatrave të Fierit.  Listat e ushqimeve poshtëruese të papaguara kanë shkuar pafund dhe këta njerëz nuk kanë me shpresë tek partitë e vjetra PS dhe PD.  Ata nuk gënjehen me fjalë boshe, sepse barku nuk mbushet me fjalë boshe”, tha ndër të tjera kandidati për bashkinë”, tha ndër të tjera Çaçi.

Ai shprehur besimin se shanset për fitore janë të mëdha.”Unë ju ftoj që të gjithë duke sfiduar presionin e jashtëzakonshëm të pushtetit që është ushtruar ndaj jush të dilni të gjithë në votime, ta shprehni të lirë dhe pa frike mendimin tuaj dhe ne ju garantojmë se vota juaj do te numërohet ashtu siç e keni hedhur ju, pasi ne i kemi marrë të gjitha masat. Dua tju them dy partive të mëdha që të garantojnë një proces zgjedhor korrekt, dhe të mos luajnë me fierakët, pasi pasojat do të jenë të mëdha”.

Ai u zotua se do të punonte me përkushtim dhe ndershmëri për ta bërë Fierin një qendër punësimi dhe zhvillimi.  “Do t’ju sherbej me urtesi, me ndershmeri dhe dashuri, pa u lodhur. Me votoni dhe une as do tiu turperoj dhe as do te tradhetoj besimin e njerezve te mire  dhe punetor te Bashkise se re te Fierit”, tha ai.

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, e cilësoi Çaçin si kryekandidatin e kësaj partie në këto zgjedhje dhe u shpreh i sigurt tek fitorja e 21 qershorit. “Çaçi e meriton votën e të majtëve se pse është mik i vjetër i socialistëve dhe miku më i ri i socialdemokratëve dhe mik i atyre që skanë përkatësi partiake. Ska të majtë në Fier që të mos jetë i sigurt se dera e bashkisë do të jetë e hapur për të me Bert Çaçin kryebashkiak”, tha Gjinushi. Ai theksoi se Çaçi meriton edhe votën e të djathtëve pasi pjesa e ndershme e tyre mbi të gjitha vlerësojnë individin pastaj ngjyrën epartisë.

Albert Çaçi tre herë deputet i Fierit kandidon për Bashkinë e qytetit nën siglën e PSD-së dhe kërkon votat e të majtës dhe votat e të lëkundurve për të drejtuar bashkinë e re. Në mbështetje të Çaçit në fushatë ka qenë ish.deputeti i Fierit, Dritan Prifti.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi: E ardhmja nuk u takon sehirgjinjëve, dëshmuam se kurajoja triumfon mbi frikën
MPB, Gjebrea: Shkaktari i incidentit në Vorë u arrestua para se Basha të dilte në konferencën e tij »
Article Logic
Execution time: 0.02040696144104
array(1) { ["section"]=> string(88) "albert-caci-mbyll-fushaten-me-gjinushin-e-priftin-te-sfidojme-presionn-e-pushtetit-14017" }