Albert Çaçi në Libofshë: Ndërhyrja në infrastrukturë, prioritet i Bashkisë së re

Publikuar tek: politike, më 15:18 03-06-2015 Albert Çaçi në Libofshë: Ndërhyrja në infrastrukturë, prioritet i Bashkisë së re Albert Çaçi, kandidat i PSD për Fierin

Kandidati i PSD-së për Bashkinë Fier, Albert Çaçi, gjatë ditës së djeshme ka parë nga afër rrugën që lidh qytetin e Fierit me komunën e Libofshës dhe fshatrat përreth, ku ka vënë theksin tek mungesa e infrastrukturës minimale në mënyrë që kjo rrugë të jetë funksionale për banorët e kësaj zone.

“Një nga pikat kryesore të programit tim për Bashkinë Fier do të jetë infrastruktura rrugore. Nga të gjitha vrojtimet që kemi bërë në territorin e Bashkisë së re kemi vënë re se ka sektorë jashtëzakonisht të dëmtuar dhe në bazë të këtyre vrojtimeve kemi bërë një listë me prioritete, ku në radhë të parë do jetë lidhja e autostradës së re me pikat dalëse të qytetit të fietit, pra do të ndërhyhet në tre segmentet kryesore”, tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë kandidati Çaçi ka pasur takime me banorë të zonës, të cilët i kanë shprehur si shqetësimin e tyre kryesor ate për rrugën, ku prej vitesh nuk është bërë asnjë investim. Banorët thanë ndër të tjera se janë ndjerë të harruar nga pushteti lokal, ndërsa kandidati Çaçi premtoi se ai do të të punonte për qytetin e tij e për bashkëqytetarët e tij. Ai tha se komunat që tashmë bëhen pjesë e bashkisë së re nuk duhet të ndihen të veçuara vetëm për shkak të infrastrukturës, ndaj do të jetë në prioritetet e punës se tij dhe ekipit te ri ndërtimi i këtyre rrugëve që lidhin komunat me qytetin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj shtrëngon duart me Tahirin, ja fokusi i bashkëpunimit mes tyre
Rama në Lezhë: Ai i SHQUP-it premton naftë falas, ulje taksash...Si do i bëjnë?! »
Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141
array(1) { ["section"]=> string(84) "albert-caci-ne-libofshe-nderhyrja-ne-infrastrukture-prioritet-i-bashkise-se-re-12602" }