Albert Çaçi: Varfëria është ulur këmbëkryq në Fier, banorët janë lënë në harresë

Publikuar tek: politike, më 18:42 15-06-2015 Albert Çaçi: Varfëria është ulur këmbëkryq në Fier, banorët janë lënë në harresë

“Varfëria është ulur këmbëkryq në familjet myzeqare, s’kanë para të paguajnë dritat, nuk dërgojnë dot fëmijët në shkollë, nuk ka bukë, nuk ka punë, ndërsa kandidatët e partive të mëdha bëjnë karshillëk duke hedhur miliona nëpër postera dhe flamuj”, kështu është shprehur kandidati për Kryetar i Bashkisë Fier, Albert Çaçi, pas takimeve me familje në zonën elektorale Patos-fshat.

Dëshmitë tronditëse vijnë nga goja e vetë banorëve gjatë takimeve me kanidatin e PSD-së. Këta njerëz janë lënë në harresë të plotë, prej 4 vitesh jetojnë pa energji elektrike, fëmijët i lënë pa shkollë se nuk kanë para tu blejnë librat, thotë ai duke premtuar se nëse do të zgjidhet në krye të Bashkisë do të punojë për këtë kategori njerëzish, do punojë që të kthejë dinjitetin e qytetarit të thjeshtë dhe të vuajtur.

Çaçi disa herë ka denoncuar publikisht shpenzimet marramendëse në fushatë që po bëjnë dy kundërshtarët e tij të PS-së dhe PD-së, duke hedhur miliona lekë në billborderat e qytetit.

Ndërkohë Çaçi thotë se po vijon takimet në çdo fshat që është bërë pjesë e bashkisë së re të Fierit vetëm me disa postera letre dhe me mbështetjen e miqve të tij.

Çaçi, tre herë deputet i Fierit, e kërkon votën duke premtuar fjalën e tij, fjalën e djalit të Fierit se do të rikthejë dinjitetin për myzeqarin e thjeshtë.  “Votoni personin, më votoni mua dhe ju premtoj që me të ardhurat e bashkisë, me të ardhurat nga rezerva minerare e naftës do të dyfishoj ndihmën ekonomike dhe do të luftoj të kthej pagesat për klientët e sëmurë që u është hequr padrejtësisht. Dhe këtë do ta bëj brenda 6 muajve të parë”, thotë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mallkon nga Korça: U dalçin sytë e u mbetë buka në fyt atyre që mbollën varfëri dhe skamje
Rama e quan kandidatin e PD-së Fran Frrokaj, Frrok Frroku, revoltohen qytetarët: Racizëm dhe fyerje për gjithë zonën »
Article Logic
Execution time: 0.022830963134766
array(1) { ["section"]=> string(84) "albert-caci-varferia-eshte-ulur-kembekryq-ne-fier-banoret-jane-lene-ne-harrese-13670" }