Albi Nako-Labit: T’i nuk vjen në Tiranë për prova, por për club-et e natës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:06 07-12-2015 Albi Nako-Labit: T’i nuk vjen në Tiranë për prova, por për club-et e natës

Njihet si një person i qetë, por anëtari i jurisë së “Dance with me” Albi Nako ka shpërthyer ndaj prezantuesit Labinot Gashi, pjesëmarrës në këtë shfaqje.

Ishte Labi ai që pasi u vlerësua minimalisht nga Nako, u shpreh se shkak për performancën e tij të dobët ishte angazhimi i anëtarit të jurisë me festivalin “Kënga Magjike”, që e ka acaruar së tepërmi këtë të fundit.

Albi Nako i është përgjigjur Labit se ai në Tiranë nuk vjen për prova, por për të shkuar në clube nate së bashku me një nga balerinët e shfaqjes.

“Ti Labi nuk ke gojë të flasësh sepse ti në Tiranë nuk vjen për prova por për të dalë me balerinin nëpër club-e natën. Ma ke shqetësuar balerinin edhe në dy të natës që e merrje në telefon, ndërkohë që mua s’më ke telefonuar asnjëherë për prova”, ka thënë Nako.

Lexo edhe: Video: Stine flet për herë të parë për sherrin me Florin, ja çfarë deklaron

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033761978149414
array(1) { ["section"]=> string(78) "albi-nako-labit-t-i-nuk-vjen-ne-tirane-per-prova-por-per-club-et-e-nates-27190" }