Albi Nako rrëfen për sëmundjen: Kurohem prej 4 vitesh, arrij të eci dhe me paterica (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:53 03-01-2017

Koreografi i njohur Albi Nako ka rrëfyer si asnjëherë më parë për sëmundjen nga e cila vuan dhe kurohet prej vitesh.

Në një intervistë për emisionin “Adam” Nako tregon se ka momente kur arrin të ecë me paterica për shkak të problemeve që ka me gjunjët.

I pyetur nëse vijon të mbaj dietë për shkak të profesionit, koreografi thotë se nuk mban dietë dhe se nuk është në formën më të mirë fizike.

“Nuk mbaj dietë, e kam lëshuar dietën dhe të jem i sinqertë nuk jam fare në formën time fizike fare, për arsye shëndetësore, fiziologjike

Prej katër vitesh kam një problem kronik gjunjësh, që arrij deri të eci dhe me paterica. Është sëmundje e tendinave të kockave, profesionale që duhet mirëmbajtur. Është nga lodhja ndofta dhe nga mënyra si jemi ushtruar jo në mënyrë profesionale por mund të kemi abuzuar me trupin dhe kam arritur në një pikë që nuk jam në  ushtrimin tim maksimal lidhur me profesionin sepse kam probleme me gjunjët.

Hera e fundit që më ndodhi ishte para 8 muajsh. Unë merrem shumë me fizioterapi, ilaçe ekstrakte bimore. Arrijnë që gjunjët dhe kaviljet më fryhen. Kjo më ka shqetësuar por është një realitet që dua ta pranoj. Kjo është arsyeja pse unë  jam mbi peshë.

Nuk jam abuzues me ushqimin, por mbipeshën e kam nga kjo, dhe e vuaj, sepse nuk jam në formën më të mirë, pse jo gjatë programit të “Dance ëith me” të kërceja në mënyrë honorifike” ka thën Nako gjatë intervistës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029997110366821
array(1) { ["section"]=> string(93) "albi-nako-rrefen-per-semundjen-kurohem-prej-4-vitesh-arrij-te-eci-dhe-me-paterica-video-64500" }