Albin Kurti: AAK po “flirton” me pushtetin në Kosovë

Publikuar tek: politike, më 20:33 18-04-2016 Albin Kurti: AAK po “flirton” me pushtetin në Kosovë

Ish-kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti hedh dyshime se kualicioni i nënshkruar sot mes AAK-së dhe Nismës është afër me pushtetin e Kosovës.

Në "Tonight Ilva Tare", Kurti tha se duke u nisur nga takimet e përfaqësuesve të AAK me përfaqësues të qeverisë, tha se ka një lloj flirtimi me pushtetin.

Tare: Çfarë ndodhi me AAK-në dhe Nismën? Marrëveshja ishte e pritshme?

Kurti: Ajo ishte e paralajmëruar që dje. Ne nuk kemi qenë të ftuar për një marrëveshje të tillë. Vetëvendosje po përgatitej për një alternativë qytetarëve edhe me shoqërinë civile. Këtë ide e ka pranuar AAK-ja dhe Nisma. Duket që kjo alternativë nuk ka hasur në mirëkuptimin e AAK-së, e cila nuk na ka ftuar neve në këtë marrëveshje. Nuk i di hollësitë.

Tare: I dini rezervat?

Kurti: Ne kemi thënë që Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë bërë opozitën e bashkuar në Kuvend me vezë, uji dhe sidomos gaz lotsjellës. Prandaj na nevojitej një ombrellë të re. Ata thanë se këtë jetë politike. Ne e kemi konsideruar se kjo alternativë të paraqitej edhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo i sposton gjasat që të kemi zgjedhje parlamentare së shpejti, të nevojshme për Kosovën. Nuk na duket e drejtë të bëhen marrëveshje parciale. Jemi të brengosur në veçanti për takimet dhe kontaktet të AAk-së me ata të qeverisë, duke flirtuar.

Tare: Ju besoni se ka një marrëdhënie të re me qeverinë?

Kurti: Besoj se ka një raport të ri me kryetarin e Kuvendit, Veseli sepse ndryshe nuk shpjegohet qëndrimi se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti dhe nga ana tjetër ka një zbutje edhe të qëndrimeve dhe të qëllimeve. Ka kaluar koha kur protestat mund t’i thërrasë një subjekt dhe duhet një alternativë e re. Mos harroni se Vetëvendosje ka 17 deputetë dhe AAK dhe Nisma kanë 14 deputetë. Nuk e kuptoj se ku duan të shkojnë me këtë marrëveshje.

Në atë alternativën që kemi propozuar ne kemi thënë që udhëheqësi të jetë nga Vetëvendosje dhe pjesëmarrja të jetë 3 plus 1. Nëse duhen që udhëheqja të jetë me rrotacion, ku nuk është e barabartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 25-vjetori i Parlamentit pluralist, Meta: Detyra jonë historike reforma në drejtësi
25 vjetori i Parlamentit pluralist, Basha: Kuvendi i mbushur me banditë, tutorë dhe narkotrafikantë »
Article Logic
Execution time: 0.022072076797485
array(1) { ["section"]=> string(55) "albin-kurti-aak-po-flirton-me-pushtetin-ne-kosove-38009" }