Albina Deda e PD: Arta Marku, njeri me integritet, stop sulmet mbi të

Publikuar tek: barometri, më 08:23 21-12-2017 Albina Deda e PD: Arta Marku, njeri me integritet, stop sulmet mbi të

Arta Marku, prokurorja e re e përkohshme, është njëri nga personat e duhur që kuron me guximin, ndershmërinë e profesionalizmin këtë sistem të përçudnuar nga klonet e shëmtuara të diktaturës që akoma e sundojnë.

Deklarata vjen nga një ish deputete e PD. Eshtë Albina Deda Gjoci e cila publikisht ka shprehur simpatinë dhe njohjen që ka me prokuroren e re, ndërkohë që në PD gëlon çdo ditë e më shumë akuza se kjo është një prokurore e zgjedhur nga Edi Rama dhe maxhoranca për të kapur sistemin.

Por Albina Deda Gjoci, nuk është fshehur aspak për të treguar simpatinë, pse jo dhe miqësinë që ka me prokuroren e re, duke listuar sipas saj, disa aspekte karakteriale që i disponon kryeprokurorja e re e përkohshme.

“Unë jam krenare që Arta Marku është njeri i afërt i familjes sime” shkruan Albina Deda duke dhënë argumentin se e njeh për një grua të fortë që do të çojë përpara sistemin e hetimit në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032174110412598
array(1) { ["section"]=> string(73) "albina-deda-e-pd-arta-marku-njeri-me-integritet-stop-sulmet-mbi-te-103837" }