Albina Nanaj, një këshilltare me shami për Bashkinë e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 10:35 30-07-2015 Albina Nanaj, një këshilltare me shami për Bashkinë e Tiranës Albina Nanaj, keshilltare e bashkise se Tiranes sot ne mbledhje

Albina Nanaj, do të jetë gruaja e parë në Këshillin Bashkiak me shami. Ajo është shfaqur paraditen e sotme e mbuluar me burka në kokë në këshillin bashkiak, duke hequr të gjitha hijet e dyshimit nëse do të lejohej e veshur ose jo. 

Albina Nanaj, është këshilltare bashkiake që vjen si propozim i PDIU. Kjo forcë politike mori në Tiranë 11.637 vota dhe do të përfaqësohet me 3 anëtarë në Këshill.

Pasi arriti të zgjidhet, vetë Nanaj lajmëroi nëpërmjet njoftimit miqtë e vet, duke thënë se do të jetë zyrtarisht këshilltare bashkiake. “Falenderoj kreun e PDIU Shpëtim Idrizi i cili mbështeti prezencën time në këshill. Mirënjohje për të gjithë anëtarët dhe bashkëudhëtarët e mi në PDIU që treguan se janë shembull qytetarie e culture gjatë fushatës” thotë Nanaj.

Ajo është ulur në rreshtin e fundit të tavolinave të Këshillit Bashkiak, duke i dhënë kështu një pamje ndryshe këtij këshilli. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltarët e djathtë refuzojnë konstituimin e Bashkisë së Krujës
Ndryshime në qeveri? Rama thotë ‘’JO’’: S’ka arsye. Shpall operacionin kundër informalitetit »
Article Logic
Execution time: 0.0038740634918213
array(1) { ["section"]=> string(66) "albina-nanaj-nje-keshilltare-me-shami-per-bashkine-e-tiranes-17308" }