Albpetrol shpall tre vendburime të lira nafte për t’i dhënë me koncesion (HARTA)

Publikuar tek: ekonomi, më 14:19 03-03-2018 Albpetrol shpall tre vendburime të lira nafte për t’i dhënë me koncesion (HARTA)

Kompania shtetërore e prodhimit të naftës dhe që menaxhon kontratat koncesionare për shfrytëzimin e fushave naftëmbajtëse në vend, Albpetrol ka njoftuar zyrtarisht se ka shpallur ftesën shprehjen e interest për tre vendburime të lira, që janë nën administrimin e saj, për t’i dhënë me koncesion.

Sipas njoftimit të Albpetrol çdo palë e interesuar mund të aplikojë për tre fushat e lira të mëposhtme:

-fusha naftëmbajtëse   Gorisht-Kocul

-fusha naftëmbajtëse Cakran-Mollaj

-fusha naftëmbajtëse   Amonica

Albpetrol fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë deri në datën 31 mars.

Ftesa për shprehjen e interesit erdhi pasi në fillim të muajit shkurt, Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri ka nënshkruar një urdhër ku autoritzon Albpetrolin si insitucionin përgjegjës për të ndjekur procedurat.

Blloqet janë aktualisht të lira, pasi një vit më parë, në mars 2017, Albpetrol ndërpreu marrëdhënien me Transatlantic Albania (ish Stream Oil), që kishte me koncesion fushat naftëmbajtëse të Gorich Kocul dhe Cakran-Mollaj dhe me Proenix Petroleum, që kishte me koncesion vendburimin e Amonicës. Ndërprerja e marrëdhënies koncesionare u bë, pasi kompanitë nuk kishin respektuar planin e investimeve dhe kishin detyrimet të papaguara ndaj Albpetrol.

 

harta-nafta.png

Referuar vendburimit të Cakran-Mollajt, konstatohet se për vitin 2015, realizimi faktik i investimeve është në masën 5% krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 1% krahasuar me Planin e Punës e Buxhetin e vitit 2015. Ndërkaq, për 3-mujorin e parë 2016, realizimi faktik është në masën 0%, krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 0% krahasuar me Planin e Punës dhe Buxhetin e vitit 2016.

Referuar vendburimit të Gorisht-Kocul, konstatohet se për vitin 2015, realizimi faktik i investimeve është në masën 10% krahasuar me Planin e Zhvillimit dhe në masën 21% krahasuar me Planin e Punës dhe Buxhetin e vitit 2015. Për 3-mujorin e parë 2016, realizimi faktik është në masën 0% krahasuar me Planin e Zhvillimit, ndërkohë që në Planin e Punës dhe Buxhetin 2016 nuk janë parashikuar investime (CAPEX).

Detyrimet që TransAtlantic Albania ka ndaj kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol arrijnë në rreth 20 milionë dollarë, borxh ky i krijuar përgjatë viteve 2007-2013 nga operimi i kësaj marrëveshjeje hidrokarbure.

Edhe për Phoenix, vendimi i ndërprerjes së kontratës më mars 2017 erdhi si rezultat i mos përmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga kompania “Phoenix Petroleum sh.a” dhe ndalimin e punës në vendburimin e Amonicёs qё prej muajit Nëntor 2016. Ky ndalim, përveç dëmtimeve që i shkakton vendburimit të naftës, përbën edhe një rrezik për shëndetin e banorëve qё jetojё pranë si dhe dëmtimin e mjedisit.monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023458957672119
array(1) { ["section"]=> string(85) "albpetrol-shpall-tre-vendburime-te-lira-nafte-per-t-i-dhene-me-koncesion-harta-112069" }