Albtelekom në prag falimentimi, pushon 250 vetë. Kompania: Ne po zgjerohemi

Publikuar tek: ekonomi, më 15:42 06-05-2015 Albtelekom në prag falimentimi, pushon 250 vetë. Kompania: Ne po zgjerohemi Godina e Albtelekom

Albtelekom, kompania e pretenduar si një ndër gjigandët e telefonisë, një kompani që iu dha “turqve” që në krye të herës me qeverinë e Fatos Nanos më shumë se një dekadë më parë, është në prag falimentimi. 

Jo zyrtar falimentimi, por janë vetë punonjësit e kësaj kompanie, të cilët pasi janë larguar nga puna, nuk kanë harruar të shprehin në media pakënaqësitë e tyre për atë që po ndodh brenda kompanisë.

Janë gati 250 punonjës që janë larguar nga puna, shumica e tyre, edhe me kontrata paraprake, por prapë, shifra e lartë e të shkarkuarve, tregon për vështirësitë e mëdha. Shumica e punonjësve të shkarkuar, tregojnë për gjendjen e rëndë të kompanisë, jo vetëm te Albtelekom, por edhe te telefonia celulare eagle mobile.

Madje, në qarqet e biznesit në Shqipëri, u fol për një shitje të re, që Calik Holding po u shet abltelekomin grekëve.

Zyrtarët e kompanisë, nisur nga lajmet e përhapura me shpejtësi thanë se asgjë nuk është e vërtetë. Ata thonë se Albtelekom ka performancë të lartë dhe në mënyrë konstante. Ata deklarojnë se kanë marrë dy licensa për ofrimin e shërbimeve 4G. “Pra nuk ka vendim shitjeje, kompania po vazhdon strategjinë e zgjerimit” justifikohet kompania.

Por nuk thonë asgjë për shkarkimet e punonjësve dhe për ankesat për heqjen e disa kanaleve kryesore televizive nga abonentët që kanë shërbimin e tyre. Sigurisht, Calik Holding, po përpiqet të ruajë tregun, për të përgënjeshtruar informacionet, por deri tani, pa asnjë argument.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, ndërkohë që OJQ të ndryshme, kanë kërkuar hetim te tregut të telefonisë, për të parë, mënyrën sesi operon operatori Albtelekom, e sidomos pas ankesave të klientëve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028215169906616
array(1) { ["section"]=> string(78) "albtelekom-ne-prag-falimentimi-pushon-250-vete-kompania-ne-po-zgjerohemi-10504" }