Alda Bardhyli hedh në ‘kosh’  Kasem Trebeshinën

Publikuar tek: kulture-art, më 10:24 05-10-2018 Alda Bardhyli hedh në ‘kosh’  Kasem Trebeshinën Alda Bardhyli ne Wake Up

Alda Bardhyli, studiuese e letërsisë e drejtore e Botimeve UET PRESS e ftuar në Wake Up në Top Channel iu kërkua të hidhte në kosh katër libra.

Ndërsa jemi mësuar ta shohim të sugjerojë libra, drejtuesit e Wake Up i kërkuan të kundërtën, të hidhte në kosh librat që s’duhen lexuar. Bardhyli hodhi në kosh dy shkrimtaret e njohura Toni Morrison dhe Virginia Wolf, duke argumentuar se “dhe pse janë autoret e saj të preferuara do donte të kishin një shqipërim më të mirë”. ”Do doja ti lexoja në një shqipe më të bukur”, tha ajo. Më pas ajo u ndal tek libri “Mekami” me autor Kasem Trebeshinën duke e quajtur një libër gati “antishqiptar”.

Sipas saj ka një mitizim të figurës së Trebeshinës pas viteve 90-të edhe nga studimet shqipe, duke ngatërruar shpesh raportin e tij me komunizmin, burgun dhe gjithë kalvarin e një jete të mundimshme me tekstin.

“Duhet lexuar teksti i ndarë nga përvoja jetësore, për të parë se letërsia e tij është mesatare dhe jo në nivelet në të cilat kërkohet të vendoset. Mekami është një libër që duket sikur nuk është shkruar nga një autor i huaj. Thelbi i letërsisë duhet të jetë humanizmi dhe ky libër bën të kundërtën nxit urrejtjen mes dy popujve atij shqiptar dhe turk. Nga ana tjetër Trebeshina përpiqet të ulë figurën e Skëndërbeut dhe cilësi të tjera të shqiptarëve duke i quajtur si një popull i pabesë dhe me virtytet më negative që mund të ketë një kombësi. Pavarësisht se nuk është subjekti ai që e bën letërsinë jam e bindur që çdo lexues shqiptar nuk do ndjehej mirë të lexonte këtë libër”, tha ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana do të jetë kryeqyteti i filmit ballkanik
BETIMI SOLEMN i MËSUESIT »
Article Logic
Execution time: 0.02558708190918
array(1) { ["section"]=> string(51) "alda-bardhyli-hedh-ne-kosh-kasem-trebeshinen-136717" }