Aleanca e Grave Deputete: 20% e kandidaturave në zgjedhjet lokale të jenë femra

Publikuar tek: politike, më 18:42 16-02-2015 Aleanca e Grave Deputete: 20% e kandidaturave në zgjedhjet lokale të jenë femra

Aleanca e Grave Deputete (AGD) ka bërë sot të ditur inisiativën e saj më të fundit për rritjen e pjesëmarrjes së gruas në politikë.

AGD ka kërkuar që 40% e listës shumemërore të jetë përfaqësuar nga secila gjini, si dhe 20% e kandidaturave në zgjedhjet e ardhshme lokale të jenë femra.

AGD ka kërkuar gjithashtu që në negociatat për ndryshimet e ardhshme të Kodit Elektoral të jetë e pranishme një përfaqësuese e kësaj aleance për të ndjekur nga afër plotësimin e kushteve.

“AGD kërkon që në negociatat për ndryshimet e ardhshme të Kodit Elektoral të jetë e pranishme një përfaqësuese e AGD me qëllim që të ndjekë plotësimin e këtyre kushteve dhe për të mos lënë në duart e deputetëve burra, disa prej të cilëve janë shprehur egërsisht kundra, faktin e rritjes së pranisë së gruas në politikë. Dëshirojmë të falenderojmë paraprakisht krerët e partive kryesore politike peër mbështjen paraprake që i kanë dhënë nismës sonë, duke shpresuar që do e mbështesin deri në fund këtë nisëm dhe do e mbajnë fjalën e dhënë për të mbështetur nismën, si burra e jo si politikanë”, thuhet në reagimin e AGD-së.

Ndryshimet e propozuara nga AGD:

-40% e listës shumemërore të jëtë e përfaqësuar nga secila gjini.

-1 në tre emra të jetë e secilës gjini.

-Të paktën 20% e kandidaturave në përballjet e ardhshme lokale të jenë gra.

-KQZ të mos pranojë listën shumemërore nëse nuk plotësohet kriteri i përfaqësimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhiti: O Zot mëshiroje Presidentin
Konflikti Qeveri-Presidencë/ Bushati: Zhiti do të mbajë detyrë tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.019681215286255
array(1) { ["section"]=> string(82) "aleanca-e-grave-deputete-20-e-kandidaturave-ne-zgjedhjet-lokale-te-jene-femra-3555" }