Aleanca Kuq e Zi : Rama nuk qeveris dot Shqipërinë e Vogël, jo më të Madhen

Publikuar tek: politike, më 08:52 11-04-2015 Aleanca Kuq e Zi : Rama nuk qeveris dot Shqipërinë e Vogël, jo më të Madhen Redi Ramaj

Reagon Aleanca Kuq e Zi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Sekretari i Përgjithshëm Redi Ramaj deklaroi se  Aleanca Kuq e Zi ndan të njëjtin shqetësim me qeverinë amerikane dhe BE-në, duke e cilësuar retorikën e Ramës si  boshe të nacionalizmit artificial. Aleanca KuqeZi deklaron se Rama nuk mund të qeverisë dot Shqipërinë e vogël, jo më të madhen. “Kryeministri Edi Rama është i paaftë të qeverisë Shqipërinë e Vogël e jo më Shqipërinë e Madhe”, tha sot Ramaj.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, ironia e radhës është se Edi Rama ngatërron Ulqinin me Kosovën.

 “I bëj thirrje opinionit publik dhe atij ndërkombëtar që mos e marrë aspak seriozisht këtë retorikë pasi qëllimi kryesor i zhurmës pseudonacionaliste për bashkim kishte si synim të krijonte mjegull dhe të shkëpuste vëmendjen e opinionit nga kriza dhe skandalet me serial killera në parlamentin shqiptar. Rama dhe Thaçi vetëm gënjejnë dhe shtiren sikur afrohen por në 2 vjet nuk kanë guxuar as doganën Shqipëri – Kosovë ta heqin. Këto dy qeveri të korruptuara vetëm e largojnë bashkimin por edhe integrimin e shqiptarëve”, deklaron Alenca Kuq e Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhelal Mziu: Vendimi i Gjykatës, i diktuar politikisht nga Rama
Berisha: Rama dha dënim politik për Xhelal Mziun »
Article Logic
Execution time: 0.021694898605347
array(1) { ["section"]=> string(77) "aleanca-kuq-e-zi-rama-nuk-qeveris-dot-shqiperine-e-vogel-jo-me-te-madhen-8419" }