Aleatët e Bashës mbërrijnë në Presidencë, ja oferta për Metën për datën e re të zgjedhjeve (PROPOZIMI)

Publikuar tek: politike, më 19:14 12-06-2019 Aleatët e Bashës mbërrijnë në Presidencë, ja oferta për Metën për datën e re të zgjedhjeve (PROPOZIMI) Dash Shehi - Vangjel Dule

Krerët e partive kyresore të qendrës së djathtë dhe në aleancë me Partinë Demokratike kanë mbërritur pak më parë në Presidencë për të diskutuar me Metën për datën e re të zgjedhjeve.

Mësohet se rreth 10 minuta më parë në Presidencë ka mbërritur sekretari i përgjithshëm i PD Arjan Madhi në vend të Mediut, kreu i LZHK Dash Shehi, Vangjel Dule i PBDNJ, Nard Ndoka i Demokristianëve dhe kreu i PAA Agron Duka. Kështu aleatët e Bashës pas një takimi me të më herët janë nisur drejt zyrës së Metës për të bërë ofertën e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

Jo zyrtarisht mësohet se opozitarët do t'i kërkojnë presidentit Meta zhvillimin e zgjedhjeve lokale të programuara për në 30 qershor, pas 6 muajsh. Ky afat i ri është artikuluar një javë më parë nga kreu i republikanëve Fatmir Mediu.

Sakaq, bëhet me dije se Meta është shprehur qartë se do të marrë takim me gjithë drejtuesit e partive kryesore opozitare për datën e re të zgjedhjeve. Pavarësisht lëvizjeve të aleatëve të Bashës, kreyministri ka shprehur qartë qëndrimin e tij se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor, madje pasditen e sotme Rama ka qenë në Divjakë për të prezantuar kandidatin e rradhës për bashki.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017170906066895
array(1) { ["section"]=> string(106) "aleatet-e-bashes-mberrijne-ne-presidence-ja-oferta-per-meten-per-daten-e-re-te-zgjedhjeve-propozimi-167982" }