Aleati i parë 'tradhëton' Bashën: Vafshi në djall! Me ju nuk ia vlen të shpenzohet asnjë sekondë

Publikuar tek: politike, më 21:03 31-03-2017 Aleati i parë 'tradhëton' Bashën: Vafshi në djall! Me ju nuk ia vlen të shpenzohet asnjë sekondë

Pak muaj para se Partia Demokratike të shpallte ngritjen e çadrës dhe nisjen e protestës në Bulevard, Lulzim Basha deklaroi zgjerimin e koalicionit me partinë Liri Demokraci dhe Etikë (LDE) e Arian Galdinit.

Por sot Galdini duket se i ka dhënë fund këtij koalicioni dhe ka abandonuar kauzën e opozitës duke u larguar nga protesta.

Galdini ka shpërthyer në një postim kundër mediave opozitare duke u ankuar për bojkotin që i kanë bërë sipas tij, dhe shprehhet se ai është themelues i PD-së nga e cila nuk ka përfituar asgjë.

Statusi i Galdinit:

Edhe njehere per lirine e shtypit...

E kam me prove personale.

Jam duke e testuar dhe provuar papushim.

Jane disa media e Portale shume prane Opozites ose plotesisht te Opozites.

Si duhet te ndihem une kur kush ka syrin ne balle, e kupton se media a portale te tilla, nuk duan qe nuk duan te publikojne asgje nga Arian Galdini, asgje....?

Do ti kuptoja keto media e portale nese nuk do te kishin publikuar kurre asgje prej meje, sepse kjo do te ishte shenje e qarte e mosnjohjes apo mosperfilljes ndaj meje si person apo si ze publik qe jam.

Ama, kur shoh se sa me kembengulje e kane ndare mendje te me refuzojne e shperfillin, me ben habi. Prej disa muajsh, qe kur une vendosa te hyj ne Koalicion me PD, keto media e Portale te Opozites, jane mbyllur krejtesisht ndaj meje, cuditerisht dhe paradoksalisht, sepse une prisja te ndodhte e kunderta. Ndaj u them edhe une publikisht: Vafshi ne djall sepse nuk kam nevoje per ju.

Ju qe kujtoni se punoni per Opoziten e mbyteni nga xhelozia e ligesia duke me mbyllur mua dyert tuaja: Vafshi ne djall...

Jeta eshte e gjate dhe e bukur...

Jam bere ky qe jam , pa ju. Do te behem ai qe do te behem, perseri pa ju.

Nuk keni syrin e ballit per ta kuptuar verbtesine dhe shpirtngushtesine tuaj...

Nuk late komunist, majtist e medioker qe ju vjen nga e majta qe nuk e beni lajm ne ato Portalet tuaja. Jepini, vazhdoni e shkoni ne djall.

Ju jeni kanceri i ketij vendi. Ju doni vetem mediokrit dhe llumin e kesaj shoqerie. Vazhdoni e shkoni ne djall.

Nuk me doni mua... Po mire ore, shkoni dhe fitoni me komunistet dhe llumin qe promovoni vete.... Jepini...

Nuk kam nevoje per ju....

Nese nuk me doni, une jua le te lire rrugen tuaj per te shkuar vete ju me kembet tuaja ne djall.

Nuk e keni syrin e ballit se jeni te verbet e driteshkurter...

Vafshi ne djall se une shkoj e merem me punet e mia ne Akademine time.

As kam kerkuar te behem deputet nga Partia juaj, as tju hyj ne lista e as te perfitoj asgje nga ju.

Ate Partine tuaj, une e kam themeluar e per 20 vjet kam lene kockat, jeten dhe rinine time per te. E kurre nuk perfitova asgje, asgje, asgje, asnje cent, madje as edhe nje vleresim a mirenjohje.

Ju u bete milionere. Gezojini milionat tuaja. Gezojuni mediave e portaleve tuaja opozitare por pa syrin e ballit.

Vafshi ne djall.

Me ju nuk ia vlen me te shpenzohet asnje sekonde me teper.

Article Logic
Execution time: 0.021217107772827
array(1) { ["section"]=> string(98) "aleati-i-pare-tradheton-bashen-vafshi-ne-djall-me-ju-nuk-ia-vlen-te-shpenzohet-asnje-sekonde-73739" }