Aleksandër Çipa i emocionuar në Selanik, prezanton triologjinë ‘’Etër dhe bij’’ mes shqiptarëve (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:07 15-02-2016 Aleksandër Çipa i emocionuar në Selanik, prezanton triologjinë ‘’Etër dhe bij’’ mes shqiptarëve (FOTO)

Aleksandër Çipa i emocionuar në Selanik, prezanton triologjinë ‘’Etër dhe bij’’ mes shqiptarëve. Analisti shqiptar ka ndarë mes shqiptarëve të Greqisë dhe kolegëve gazetarë tre botimet: "Vij nga drita" me autor Lefter Çipa, 'Mbi re s'ka stacione", me autor Aleksander Çipa  dhe "Në modernitet humbëm" me autor Akri Çipa.

“Një mbrëmje vërtet me emocione në Selanik. Paraqitja e fundit e trilogjisë poetike "Etër dhe bij" dhe kopjet e fundit të dhuruara për emigrantët dhe studiuesit e filologjisë në emigracion. Emocionuese dhe me thellësi vlerësimet nga dy profesorët dhe studiuesit e filologjisë Stavri Dajo dhe Dhori Qiriazi. Por po kaq fuqishëm dhe magjik interpretimi i solistit unik Hyso Xhaferi të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve.

Natyrisht një kulm ishte përfshirja në këtë subjekt emocionesh e artistësh virtuozë, këngëtares legjendë të Grupit të Pilurit, Ermioni Mërkuri, e cila me vokalin e vet ngjethi të pranishmit. Falenderoj përzemërsisht të pranishmit dhe miken tonë Iris Balli Hajdinaj, si moderatore të kesaj veprimtarie dhe kolegen Anila Basha për kontributin paraqites dhe komunikimin me auditorin.

Në sallë për disa çaste kolegë dhe artistë u bënë protagonistë të një paraqitjeje dhe interpretimi të profileve të tre autorëve Çipa. Dhjetra të pranishëm na dhuruan një mbresë dhe një besim se tek shqiptarët në emigracion kultivohet adhurimi për Shqipen dhe kulturën tonë kombëtare. Faleminderit!!!!”’’, rrëfen Çipa.

{gallery}gazetareselanik{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Xhuvani zhvesh ish gruan e Bleros (FOTO+18)
Zonja e Presidentit, Odeta Nishani i përgjigjet “Ftesës për Flirt” »
Article Logic
Execution time: 0.018862009048462
array(1) { ["section"]=> string(101) "aleksander-cipa-i-emocionuar-ne-selanik-prezanton-triologjine-eter-dhe-bij-mes-shqiptareve-foto-32609" }