Aleksandër Çipa sulmon Fevziun dhe Dulen: Në panele ‘blendiane’ himariotët po përdoren nga ‘vangjelët’ si të ishin fakira

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:21 04-11-2016 Aleksandër Çipa sulmon Fevziun dhe Dulen: Në panele ‘blendiane’ himariotët po përdoren nga ‘vangjelët’ si të ishin fakira

Gazetari Aleksandër Çipa ka reaguar për debatin që po zhvillohet në studion e “Opinion” ku për të diskutuar për marrëdhëniet shqiptaro-greko dhe Himarën në mes, është i ftuar edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Çipa e nis kritikën duke thënë se askush përveç shqiptarëve nuk e bën kaq mirë rolin antikombëtar, duke iu referuar me ngjasë moderatorit Blendi Fevziu dhe temës që ai ka zgjedhur për emisionin e tij.

Më tej, gazetari shkruan: “Duke i’u dhënë mundësia të përballet nëpër panele blendiane, si i zgjedhur i "grekëve" të Himares, ai (Dule) dhe ortakët kishtarë të Dropullit, po bëhen avokatët publikë të grekësisë në Himarë. Himariotët po sodisin një turp të përfaqesimit të tyre. Ata që i kanë dhënë historisë së Europës dhe sidomos historisë së Shqipërisë aq shumë bëma e aq emra, përfshi edhe vendeve fqinje, po përdoren sot nga vangjelet dhe sillogjistet si të ishin fakira të një skaji që s'e sheh drita”.

Për Çipën, Himara e përdorur nuk do të mund ta ndihmoj më politikisht në Shqipëri, Vangjel Dulen.

Reagimi i plotë i Aleksandër Çipës:

Nuk mund te kete tjeter vec shqiptareve, qe ta bejne kaq mire rolin antikombetar!!!

Per Himaren te B. Fevziu po debatojne dy dropullite, V. Dule dhe O. Beci. Ne krah te tyre eshte ulur nje tjeter individ parapolitik. Perballe tyre jane disa kolege qe po ia dalin te vene ne pozite dy perfaqesues te minoritetit grek. Te dy jane miq, me te cilet kam ndare nje pjese te mire te jetes ne Gjirokaster dhe une si himariot- bregas dhe ata si dropullite, kemi ndare dallesa dhe tipare identitare te ndryshme. Por prej gati 15 vjetesh V. Dule po mbahet dhe po qendron ne politike, duke qene nje dorefutur dhe gjuhetrazues i Himares. Partia e tij ka tre vjet qe eshte force e dyte politike nder subjektet qe perfaqesojne pakicen greke ne Shqiperi, ne zonat ku jeton minoriteti grek, perkatesisht ne Dropull, Pogon dhe ne Vurg. Aktualisht PBDNJ eshte forca pas MEGA-s dhe qe ka numrin me te pakte te elektoratit ne kete zone. Por eksponentet e minoritetit grek ne Shqiperi, po ekspozojne qellimin, te cilin e ka realizuar Greqia me te ashtuquajturin staus homogjen qe ju ka dhene shqiptareve ortodokse ne Jug te Shqiperise, duke shfaqur qartazi synimin qe Athina zyrtare gjithe kete mase njerezish, emigrante ne Greqi pasi i ka paisur me dokumentat e shtetesise, tashme po i konsideron dhe numeron si pjestare te "minoritetit etnik". V. Dule kete karte kerkon ta loze se fundi, duke pretenduar njeheresh te riktheje edhe nje here zhurmen e atakimin nder shqiptare ne Himare. Duke iu dhene mundesia te perballet neper panele blendiane, si i zgjedhur i "grekeve" te Himares, ai dhe ortaket kishtare te Dropullit, po behen avokatet publike te grekesise ne Himare.

Kjo eshte prove e realitetit qe ne kete Shqiperi te mish mashit, nacionalizmi shqiptar eshte jo vetem impotent, por edhe infernal.

Himariotet po sodisin nje turp te perfaqesimit te tyre. Ata qe i kane dhene historise se Europes dhe sidomos historise se Shqiperise aq shume bema e aq emra, perfshi edhe vendeve fqinje, po perdoren sot nga vangjelet dhe sillogjistet si te ishin fakira te nje skaji qe s'e sheh drita! Eshte vendi me me teper ore dhe dite drite e Diell ne glob!

Zoti Dule, mos harro, o djale i thinjur, se himariotet para juve dropulliteve, bashke me lunxhiotet dhe zagoritet ne Gjirokaster, ne ato kohe ishin siç thuhet ne poezine e sotme te Dukes se poezise: "Vangjel e Kostandin/ e s'kish Ballkani tjeter/ se kishin sherbetore/ nje mije e dyqind greker". Kete e thote miku im labovit Arben Duka o Vangjel qe te kam dashur gjithmone si bir i nje minoriteti qe eshte vertet nga me modelet ne Europe.

Vangjel e verteta eshte qe tashme dhe ne te ardhmen, Himara nuk do te te ndihmoje me dot si e perdorur! Do te jemi ketu!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19346404075623
array(1) { ["section"]=> string(122) "aleksander-cipa-sulmon-fevziun-dhe-dulen-ne-panele-blendiane-himariotet-po-perdoren-nga-vangjelet-si-te-ishin-fakira-58360" }