Aleksandër Gjoka tregon incidentin me gazetarët: I kapa, u mora aparatet...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:41 05-03-2017 Aleksandër Gjoka tregon incidentin me gazetarët: I kapa, u mora aparatet...

Pasditen e sotme, i ftuar në “E diell” përballë Adi Krastës, Aleksandër Gjoka ka ndarë me publikun disa nga hitet e tij më të bukura, si dhe histori në vite që kanë shoqëruar karrierën  e tij muzikore.

I pyetur për marrëdhëniet jashtë muzikës, një ndër to edhe marrëdhëniet me mediat e kulturës, ai tregon se “i ka ndërprerë” prej kohësh: “Nuk shkruajnë më për mua…” – tha këngëtari pas pyetjes së drejtpërdrejtë të Krastës “si i ke marrëdheniet me gazetarët e kulturës?”

Pas kësaj deklarate, ka një histori me të cilën Sandri e lidh “qetësinë” mediatike për emrin e tij: “U bënë 7 vjet tashmë që nuk shkruajnë më për mua. Kam pasur një histori në promovimin e një albumi. Pashë që më kishin marrë në foto me një gotë përpara dhe titulli i shkrimit ishte: “Aleksandër Gjoka, i dehur…” Ku më panë që isha i dehur? I kapa, u mora aparatet dhe u dhashë një mësim të mirë. Që nga ajo kohë, nuk shkruajnë më…” – tregon Sandri.

Por para një viti ka pasur edhe një histori të ngjashme me një të përditshme në vend, të cilën po ashtu e mbylli miqësisht.

Lidhur me mediatizimin e artistëve apo këngëtarëve të rinj shqiptarë, Sandri tha se ne nuk duhet të bëjmë paralelizëm me botën e artistëve jashtë, sepse nuk jetojmë në të njëjtat kushte. Sipas tij, këtu ka një tangërllëk të tepruar dhe të paarsyeshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027782917022705
array(1) { ["section"]=> string(76) "aleksander-gjoka-tregon-incidentin-me-gazetaret-i-kapa-u-mora-aparatet-70855" }