Aleksandër Meksi uron në Ditën e Demokracisë: 25 vite më parë, rreth kësaj ore…Studentët nuk ranë në grackën e Ramiz Alisë

Publikuar tek: politike, më 10:38 12-12-2015 Aleksandër Meksi uron në Ditën e Demokracisë: 25 vite më parë, rreth kësaj ore…Studentët nuk ranë në grackën e Ramiz Alisë

Aleksandër Meksi uron në Ditën e Demokracisë. Ish-kryeministri ka shkruar një mesazh në profilin e tij në ‘’Facebook’’ ku kujton 12 dhjetorin e 1990 dhe thotë se studentët nuk ranë në grackën e Ramiz Alisë:

“25 vite më parë më 12 dhjetor 1990 parë rreth kësasj ore nje grup intelektualesh e studentesh vendosën krijimin e Partisë Demokratike, që u shpall në mitingun historik të mbasdites. Ata, studentët që i mbështetën dhe dhjetra mijra qytetarë të Tiranës nuk ranë në grackën e Ramiz Alisë për një shoqatë të studentëve dhe intelektualëve të rinj.

Me këtë rast i Uroj të gjithë ata që kontribuan në këtë ngjarje madhore dhe të gjithë bashkëkombësit, që ëndërruan një Shqipëri të lirë e demokratike. Një Shqipëri si gjithë Europa, e të gjithë shqiptarëve, me shpresën se një dite do t'ia arrijnë kësaj dite.

Urime për ditën e PD dhe demokracisë.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shijet e njëjta të dy zonjave, Liri Berisha dhe Aurela Basha vishen me të njëjtën ngjyrë (FOTOT)
Kokëdhima flet nga jugu për PS: Është parti atdhetare dhe serioze. Reformohemi gjithnjë »
Article Logic
Execution time: 0.017887115478516
array(1) { ["section"]=> string(126) "aleksander-meksi-uron-ne-diten-e-demokracise-25-vite-me-pare-rreth-kesaj-ore-studentet-nuk-rane-ne-gracken-e-ramiz-alise-27586" }