Aleksi: “Krushku” dhe Basha, sa mirë që flasin për LSI-në

Publikuar tek: politike, më 11:24 14-07-2015 Aleksi: “Krushku” dhe Basha, sa mirë që flasin për LSI-në Emiljano Aleksi

Këshilltari i kreut të Kuvendit Emiljano Aleksi me ç'duket, i ka bërë shumë përshtypje lakimi i emrit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim nga ana e kundërshtarëve të tij politik.

Aleksi i referohet në reagimin e tij Mediut dhe Bashës duke i vënë përballë njëri tjetrit në qëndrimet e tyre për LSI-në. Sipas këshilltarit të Metës “krushku” ( i drejtohet kështu Mediut i cili është krushk me Fiqiri Ismailin e Vorës)  i thotë PD-së se e ka mendjen te LSI e ndërsa Basha “i shuan këto zëra” , në një kohë që përfundimi është gjithnjë i njëjtë: Flasin për LSI-në.

“Z. Mediu (Krushku) deklaron që PD-ja e ka mendjen tek LSI. Z. Basha shuan zërat e brendshëm kundër krushkut. Sa mirë të gjithë flasin për LSI”, gëzon Aleksi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreu i PE, Schulz: Të bashkojmë forcat që rajoni të ecë drejt së ardhmes paqësore
Gramoz Ruçi takon Tom Doshin, kafe në Sheraton »
Article Logic
Execution time: 0.028851985931396
array(1) { ["section"]=> string(59) "aleksi-krushku-dhe-basha-sa-mire-qe-flasin-per-lsi-ne-16131" }