Alesia Dule, vajza shqiptare që fitoi çmimin e parë në Itali: “Ai është babai im”…Rrëfimi për emigrimin me anijen “Iliria”

Publikuar tek: kulture-art, më 09:14 30-10-2016 Alesia Dule, vajza shqiptare që fitoi çmimin e parë në Itali: “Ai është babai im”…Rrëfimi për emigrimin me anijen “Iliria” Anija e nisur nga Durresi me emigrantet e pare shqiptar (foto e perdorur nga Corriere della Sera) per shkrimin e Alessia Dule

Alessia Dule, është një vajzë shqiptare e lindur në Itali. Dhe që bën krenar thuajse çdo shqiptar që ka emigruar në vitin e largët 1991 dhe ka ngritur përtej kufijve një jetë të re, në emigrim. 

Në konkursin e shkollave tetëvjecare, Alessia Dule fitoi çmimin e parë në letërsi me esenë “Anija e Shpëtimit”. Çmimi iu dha në prani të të gjitha kamerave dhe tv italiane, në pallatin presidencial, Quirinale, ndërkohë që eseja e saj e plotë u botua në Corriere Della Sera.

Anija e shpëtimit

Alesia Dule

Anija e shpëtimit, thoshin të gjithë, flitej në Tv, anijet ishin gati për tu nisur, populli ishte I ngazëllyer, më në fund mund të iknin. Ishte vitit 1991, ai sapo kishte përfunduar shërbimin ushtarak, ishte një I ri që kërkonte lirinë, nuk donte t’u bindej urdhërave, nuk donte të ishte nën komandë, donte mbrapsh jetën e vet dhe do ta kërkonte me të gjitha mënyrat.

Anija

Thuhej se do të hapeshin ambasadat, që Franca, Italia, Gjermania do të dërgonin burrat e gratë matanë kufirit, në shtetin e vërtetë, dhe do ta kishin bërë nëse nuk do të ishte për policinë që sapo mbërriti vrau qindra persona të pafajshëm, që donin vetëm lirinë, donin vetëm një vend të qetë ku të rrisnin fëmijët. Herën e dytë, u përhap lajmi se do të niseshin anijet për në Itali, por edhe aty pati një masakër, fëmijë, burra, gra të vrarë për hicmosgjë.

Hera e tretë

Hera e tretë ishte ajo e duhura, të gjithë thoshin që këtë radhë do të nisej me të vërtetë anija, që këtë herë do të shpëtonin vërtet dhe aty ai vendosi të nisej, por si? I vetmi mjet për të arritur në Durrës ishte treni, dhe me të nuk do të mbërrinte kurrë në kohë, do të kishte humbur rastin e jetës, do të kishte humbur që në nisje, ishte duke u dorëzuar kur sheh një kamion të ndalojë para shtëpisë së vet, kamionisti ishte duke shkuar në një bar në anën tjetër të rrugës, dhe atëherë e ndoqi dhe e pyeti se ku po shkonte. Zotëria u përgjigj se po shkonte në Portin e Durrësit, ku duhet të çonte një ngakesë që duhet të arrinte brenda 6 marsit, ditën kur nisej anija.

Porti

Në atë kohë njerëzit e ndihmonin njëri tjetrin më shumë sesa tani, e mbi të gjitha në atë vend të vogël ku njiheshin të gjithë, kështu që sapo ai I kërkoi ta marrte me vete, kamionisti u përgjigj po. Ia arriti, ia kishte dalë të arratisej më në fund nga ai ferr. Vrapoi të përshëndetej me të ëmën dhe babain, gjyshin, vëllain e motrën që qanin sepse kishin frikë se nuk do ta shihnin më, që ishte në fakt e mundur. Kështu brenda një ore jeta e tij kishte marrë një të kthyer që nuk do ta harronte kurrë. Sapo arriti në port, mbeti i palëvizur një cast, kishte shumë njerëz që ishin duke u nisur, nuk e kishte idenë më të vogël sesi mund të ngjitej, dinte vetëm se duhet ta bënte se ishte rasti i vetëm.

Shtyhej, afrohej dhe përfshihej në hapësirat e vogla ndërmjet një personi dhe një tjetri ndërkohë që kërkonte të hipte. Ishte thuajse brenda, dukej se ia doli, dhe ndjeu një dorë që e tërhiqte, ishte një bashkëkombas, e kishte njohur ndërmjet mijëra të panjohurve. Kështu u nis në atë udhëtim, që ndoshta do ta conte drejt shpëtimit. Tashmë ishte i sigurt që ia kishte dalë, kur I erdhi në mend: Cfarë do të bëj aty? Cfarë do të gjej sapo të mbërrij? Po nëse nuk më pranojnë?”

Frika

Kishte frikë, një frikë nga ato që të mbush gjoksin dhe ti bën këmbët të dridhen, kishte parë në tv që në Itali ishin të gjithë të pasur, nuk e besonte, e dinte se nuk ishte gjithcka sikurse dukej nëpër filma, por ishte e vetmja shpresë që kishte, dhe duhet të besonte me cdo mënyrë tek ajo. “Ilirija” ishte emri i anijes që dridhej nga njerëzit e shumtë, shumë herë shihte detin ndërkohë që anija dridhej, po që për fat rezistoi për 24 orët që lundroi për të kaluar detin, nga Durrësi në Brindizi, pa bukë e pa ujë.

Ishte 7 marsi I vitit 1991, dhe ai kishte mbërritur, ishte në Itali, më në fund I lirë. Personat hidhnin shishe uji dhe rroba nga ballkonet, kërkonin ti ndihmonin. I vendosën nëpër shkolla, flinin në klasa dhe hanin ushqim të skaduar prej kohësh, por ishte ushqim. Trupin e ndjente të lodhur, nuk kishte ngrënë prej tre vitesh, kështu që e villte cdo gjë që i jepnin.

Më pas, një ditë, disa persona hynë nëpër klasa dhe u thanë që të ngjiteshin në autobuza, nuk e dinin se ku po drejtoheshin, por kishte kuptuar disi atë që thuhej se në shtëpi, fshehurazi, shihte televizionet italiane. Kishte kuptuar “nisje”, “veri”, “ftohtë”, dhe në fakt pas një udhëtimi goxha të gjatë e gjeti veten në kazermat alpine të Paluzza, në Friuli- Venezia Giulia, pak kilomtra larg Austrisë, ku kishte acar. Qëndroi atje për tre muaj dhe në fund të majit I thanë se disa autobuzë do të niseshin për në komunën e Venetos, ku do të stabilizoheshin njëherë e mirë. E kapi rastin, gjithsesi do të donte ndryshe në atë situatë dhe përfundoi në Cismon një komunë e vogël e Valsugana.

Babai im

Që në fillim kishte marrë ndihmën e personave që jetonin aty, që I jepnin rroba, mobilje të vjetra, koperta dhe gjithcka I duhej. Ishte një zonjë, që ai e quante “Nëna Anna”, që i dha edhe para për të cilat kishte nevojë, që I mësoi italishten dhe e ndimoi për të gjitha, e mbështeti dhe së bashku me burrin e vet I dha edhe një punë e shtëpi. Sapo mblodhi paratë e nevojshme, në gusht të 1992, vendosi të kthehej në Shqipëri, kishte një qëllim të qartë, donte të merrte me vete në Itali, të dashurën e tij, dashurinë e jetës, dhe nuk do ta linte vetëm, ishte shumë e rrezikshme. E mori në Itali me avion, nuk donte që ajo të kalonte të njëjtat vuajtje me anije. Që atëherë e në vazhdim ata ndërtuan jetën e tyre së bashku dhe bënë dy fëmijë, një prej të cilëve jam unë. Ai është babai im. (newsbomb.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kunati i ministres së kulturës, drejtor i muzeut të Vlorës, por e ka lënë në rrënim…Denoncimi i gazetarit
Kur bëhen bashkë ikonat Ndriçim Xhepa , Koço Devole dhe Mitro Çela »
Article Logic
Execution time: 0.034767150878906
array(1) { ["section"]=> string(122) "alesia-dule-vajza-shqiptare-qe-fitoi-cmimin-e-pare-ne-itali-ai-eshte-babai-im-rrefimi-per-emigrimin-me-anijen-iliria-57832" }